• |
ide | kryesore

Kush mund të jetë mashkulli më seksi i vitit 2021

-Instant, Paparazzi, Slider



Chris Evans, thuhet se do të shfaqet në kopertinën e lakmuar të revistës People, si “Mashkulli më seksi për vitin 2021”.

Fillimisht ishte planifikuar ta merrte titullin vitin e kaluar, por burimet thonë se drejtuesit e revistës menduan se ishte më mirë të prisnin një vit, pasi ai kishte publikuar aksidentalisht një foto të organit të tij gjenital në internet.

Vitin e kaluar, Michael B. Jordan fitoi titullin dhe një burim na tha: “Chris ishte në diskutime për të marrë kopertinën vitin e kaluar, por nuk ishte një moment i mirë për të.”

Ylli i “Captain America”, 40 vjeç, ndau pa dashje foton intime me 5.7 milionë ndjekësit e tij në atë kohë, ndërsa luante një lojë “Heads Up!”.

Evans e fshiu shpejt imazhin, por ishte tepër vonë pasi pamjet u postuan në Twitter, duke shkaktuar një bujë mediatike.

Por vëllai i tij, Scott Evans, si dhe Mark Ruffalo, i erdhën në shpëtim dhe e mbështetën në internet.

Evans përdori vëmendjen rreth momentit viral për të kryer detyrën e tij patriotike, duke postuar në Twitter “Tani që kam vëmendjen tuaj …. VOTO në 3 nëntor!!!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *