• |
ide | kryesore

Mbyllet burgu i Zaharisë, ku do të transferohen të burgosurit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se brenda këtij muaji do të mbyllet burgu u Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

Sipas njoftimit të bërë nga Manja, të dënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por mendohet se shkaku kryesor mund të jetë gjendja tejet e amortizuar e ambienteve të këtij burgu.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *