• |
ide | kryesore

Tjetër nismë ligjore/ Basha: Çojmë në Kuvend draft-ligjin me nene kundër oligarkisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Nisma e radhës ligjore e Partisë Demokratike e paralajmëruar sot nga kryetari Lulzim Basha është përparimi me draft-ligjin për të përfshirë në ligjin antimafia edhe nene kundër oligarkisë.

“Një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve. Javën e ardhshëm ne do përparojmë me draftligjin e formuluar prej kohësh për të përfshirë në kuadrin ligjor, ligjin antimafia edhe nene kundër oligarkisë”, tha Basha.

 Ndër të tjera, kryedemokrati ka mbledhur sot grupin e punës për zgjedhjet e njoftuara në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Në një komunikim për mediat, Basha është shprehur se organizimi i zgjedhjeve nuk ka lidhje me reagimin e kryetarit aktual Belind Këlliçi per pjesemarrje ne “Foltore” dhe pohoi se është i njëjti proces  si në 2014 ku për herë të parë është ndjekur parimi një anëtar një votë.

 



4 Comments

  1. Basha te jap doreheqjen dhe te ngrihet nje komision parlamentar per hetur aktivitetin e shoqerise se hapur ne shqiperi dhe nderhyrhen e saj ne vendimarrjet politike.

  2. PD.. nuk ka te ardhme me Bashen apo Berishen. Te dy duhet te largohen dhe mundesisht dhe te japin llogari para drejtesis.
    Partia duhet te hapet, te behen zgjedhje te reja per kryetar. Se ndryshe nuk ka se si te bind elektoratin gri qe eshte percaktuesi i fitores ne zgjedhje.
    Me keta te dy. Edhe 8 vjet te tjera jan te sigurta ne opozit.

  3. Ky ka pjerdhur fare,ka gjetur metod te re per tu vene gjoba oligarkeve.
    O koqe nuk ka ligj qe te ndalon te besh biznes por ka ligj kunder monopolizimit,por nje i padiplomuar si puna jote cfar nuk shpik vetem me pasuru veten .
    Je per tu pergezuar se ne ndermarrjen tende te gjobave ke te punesuar nja 30 ose 40 puntore servila qe quhen deputet dhe ngren doren kur ti ve gjoben direkt nga parlamenti,dmth gjumash por endrrat i shikon me lek gjobash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *