• |
ide | kryesore

Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK kërkon 19 vite burg për Bledi Tetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka kërkuar 19 vite burg për Bledi Tetën për vrasjen e Santiago Malkos në gusht të vitit 2019.

Teta është i vetmi person i arrestuar në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Ky i fundit u ekzekutua në Tiranë mbrëmjen e 27 gushtit, nga persona që qëlluan në drejtim të mjetit të tij në lëvizje.

Ai ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit, por njihej edhe si mik i Ervis Martinajt.

Teta (në foton poshtë) ka mohuar akuzat për përfshirjen në krim duke thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *