• |
ide | kryesore

Arkeologët zbulojnë dhomën e ‘skllevërve’ në Pompei

-Instant, Planet



Arkeologët kanë zbuluar një dhomë në një vilë pak jashtë Pompeit që përmban shtretër dhe objekte të tjera që hedhin dritë mbi kushtet e jetesës së skllevërve në qytetin e lashtë romak të varrosur nga një shpërthim vullkanik.

Dhoma, në gjendje të shkëlqyer, përmban tre shtretër druri dhe një sërë objektesh të tjera duke përfshirë amforat, shtamba qeramike dhe një enë dhome.

Ky zbulim i ri i rëndësishëm pasuron të kuptuarit tonë për jetën e përditshme të pompeianëve të lashtë, veçanërisht për atë klasë në shoqëri për të cilën dihet shumw pak. Sipas ligjit romak, skllevërit konsideroheshin pronë dhe nuk kishin personalitet juridik.

Mbi shtretërit, arkeologët zbuluan një sënduk prej druri që përmbante objekte metalike dhe pëlhure që mund të ishin pjesë e parzmoreve të kuajve, ndërsa në njërin shtrat u gjet një bosht karroce.
Dy nga shtretërit ishin 1.7 metra të gjatë ndërsa i treti ishte vetëm 1.4 metra, duke treguar se dhoma mund të ishte përdorur nga një familje e vogël skllevërsh.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *