• |
ide | kryesore

Gazetari serb mohon gjenocidin në Srebrenicë, presidenti i Bosnjës i ikën nga intervista (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Presidencës boshnjake, Zeljko Komshiç ka braktisur intervistën me agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, pasi gazetari që po e intervistonte e mohoi se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Gjatë intervistës, gazetari tha se ai nuk pajtohet se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se pozicioni i tij nuk ishte i rëndësishëm.

Komshiç tha se pozicioni është i rëndësishëm dhe e pyeti gazetarin se pse nuk pajtohet.

“Që një krim i tmerrshëm ka ndodhur?”, tha gazetari i Tanjugut.

“Është gjenocid. Ky është gjykimi i Tribunalit ndërkombëtar. Gjenocidi nuk është një krim i tmerrshëm. Krimet e tmerrshme janë tjera”, tha Komshiq.

“Ky është pozicioni yt”, shtoi gazetari.

“Nuk është pozicion i imi. Është çfarë verdikti i gjykatës ka thënë”, tha Komshiç.

“Me çfarë pajtoheni ju?”, pyeti gazetari, Komshiç iu përgjigj “Dhe ju nuk pajtoheni?”

“Nuk pajtohem me këtë”, tha gazetari.

Pas kësaj deklarate, Komshiç u ngrit nga intervista, i tha atij se intervistën do ta realizoj me dikë tjetër./GazetaEsxpress



6 Comments

  1. Serbet jane hedhur ne sulm me propagande duke mohuar genocidet ne Bosnje dhe Kosove. Dikush ne Evrope dhe SHBA po i toleron dhe perkrah serbet keto 8 vitet e fundit.

  2. Rama e quan miku im Vuçiçin e mediat shqiptare e nxjerrin tërë ditën në ekranet e faqet e tyre të gazetave.

  3. VOA njofton se në Beograd policia e Vuçiçit ka arrestuar dy gra serbe, që kanë hedhur vezë në muralin e Ratko Mlladiçit, një kriminel lufte i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrat e kryera ndaj bosnjakëve.
    “Miku” i Ramës, Vuçiç , ka qenë ministri i propogandës i Millosheviç.
    Nuk është çudi që në Tiranë nën qeverinë Rama , të ngrihet ndonjë mural “nderimi” për Millosheviçin, ish shefin e Vuçiçit , meqë kryeministri shqiptar e ka këtë mikun e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *