• |
ide | kryesore

Tentuan të trafikonin mbi 11 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, 4 të arrestuar në Përrenjas

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekuestrohen 11 kilogramë e 500 gr kanabis, ndërsa në pranga 3 shtetasit që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Maqedonisë së Veriut.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasit me inicialet në flagrancë u arrestuan shtetasit me inicialet G. Xh., 40 vjeç, E. P., 18 vjeç dhe E. V., 31 vjeç, banues në Kavajë. Në kuadër të këtij operacioni policor, në fshatin Rrajcë-Sutaj, bashkia Prrenjas, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit me drejtues shtetasin G. Xh. dhe pasagjerë shtetasit E. V. dhe E. P.

Të njëjtat burime thanë se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, të arrestuarit po tentonin të trafikonin një sasi lënde narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër, për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit Policor Prrenjas, operacionin policor të koduar “Rrajca 2021”.

Gjatë kontrollit të këtij automjeti, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 çanta të mbushura me pako me lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe automjeti, si dhe 3 aparate celulare. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve“, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *