• |
ide | kryesore

“Firmat verifikohen më 11 dhjetor”/ Strazimiri: Kush ka kuriozitet të shkojë në zyrën e Palokës dhe t’i shohë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka thënë se mandatet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të verifikohen më datë 11 dhjetor. Ai thotë se statuti përcakton se në këtë mbledhje, formohet një komision që verifikon mandatet.

Sipas Strazimirit, cilido që ka kuriozitet të shohë firmat, mund t’i shohë ato në zyrën e Edi Palokës, i cili është dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, organit të dytë më të lartë në PD.

“Siç jeni në dijeni shumica absolute e PD kanë firmosur kërkesën për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Ky është organi më i lartë statutor që drejton PD. Ajo verifikohet sipas një procedure fikse, standarde. Vetë Kuvendi miraton komisionin e verifikimit të mandateve. Edhe nëse nuk vetëmblidhet Kuvendi nuk verifikohet nga askush tjetër, sepse të gjithë janë vartësit e tij. Si i tillë edhe Kuvendit i datës 11 dhjetor do të verifikohet nga komisioni që do të miratohet në sallë. Kemi paraqitur për transparencë numrin e firmave që janë mbledhur nga delegatët e PD. A ishte detyrim statutor? Jo. E kemi bërë për transparencë. I kemi dorëzuar në organin e dytë më kryesor të PD, Këshillin Kombëtar. Kush ka kuriozitetin mund të shohë në zyrën e kreut të Këshillit të PD. Kushdo e ka 20 hapa larg zyrën e zoti Paloka e të shohë janë mbledhur apo jo firmat, jo të verifikojë, atë e bën Kuvendit vetë”, tha Strazimiri.



3 Comments

  1. Mesazhet qe jep ambasada jane ne koordinim me zyrtaret ne usa o rrota injorantesh qe komentoni pa lidhje. Asgje nuk behet pa pyetur ata ne usa. Se te ishte e kunderta nuk do ishin super fuqi botrore. Po skeni fal aq te vegjel sa jeni aq shihni. Ja sa te na vij strazimiri boka ky pijabeci ristani dhe compnia e ketyre dhe sala e hoqi njollen ne biografi pastaj. Vaj medet cfare injorantesh dhe do bej para ky dreq vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *