• |
ide | kryesore

Ndoti me vajra bregun e Shëngjinit, shpallet në kërkim kapiteni i anijes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim kapitenin e një anije që dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit. Mësohet se ai është Ermir Kosova që me anijen e tij ka dalë nga porti para pak se të konstatohej ndotja.

“Gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin E.K., për të cilin u bë shpallja në kërkim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës” , pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit”, – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *