• |
ide | kryesore

Takimi në Paris mes Kurtit dhe Borrell-it, shefi i diplomacisë: Urgjentisht progres për dialogun Beograd-Prishtinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në kuadër të Samitit të Paqes, që po mbahet në Paris të Francës. Këtë e ka bërë të ditur vetë Borrell përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Ai ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për luftën kundër korrupsionit, dhe progresin të cilin e ka quajtur urgjentisht të nevojshëm, në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Takim i mirë me Kryeministrin Albin Kurti në margjinat e Forumit të Parisit për Paqen për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe progresin që nevojitet urgjentisht në dialogun Beograd – Prishtinë. I ngritëm (në diskutim) integrimin evropian, diskutimin në ardhje të FAC-ut për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm dypalësh”, ka shkruar Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas disa udhëheqësve të tjerë botërorë. Në këtë forum ndër të tjera pritet të diskutohen problemet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe përmirësimi i qeverisjes globale në kohën e saj.

Kurti është përshëndetur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në këtë takim udhëheqësit dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mesazhe të shkurta përmes videove.

“Është detyra jonë si udhëheqës, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”, ka thënë Kurti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *