• |
ide | kryesore

Erdhën, vranë, ikën/ Dy të vdekur në Astir, asnjë rezistencë nga policia e Tiranës për ekzekutorët

Arkiva, Kryesore, Lajme



Në sediljet e para të një mjeti tip Audi në Astir, policia gjeti të vrarë Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin. Audi ishte në lëvizje, kur nga një makinë tjetër u qëllua me breshëri automatiku, që i lanë të vdekur në vend dy shënjestrat e atentatit.

Disa metra më tej, makina u përplas me bordurat e rrugës dhe u ndal.

Në video, duken forcat e shumta të policisë që kanë rrethuar skenën e krimit dhe tentojnë të gjejnë provat e pakta përreth. Ende pa u nxjerrë trupat e pajetë nga makina, në media kishin dalë “mëkatet” e dy të vdekurve. Në veçanti Erigersi, 32 vjeçar dallohej për të kaluarën plot ngjarje kriminale.

E para ka të bëjë me një arsenal të madh armësh që u gjet në Yrshek në qershor të vitit të kaluar. Ato ishin përdorur në disa atentate në Tiranë, Durrës, Sarandë dhe në Shkodër. Armët u gjetën pasi u qëllua me breshëri mbi kompleksin Eiffel në periferi të Tiranës. Hetimet zbuluan se autorë ishin Gëzim Haroku dhe Erigers Mihasi.

E dyta është një ngjarje e freskët në memorien e banorëve të Tiranës. Bëhet fjalë për përplasjen me armë mes dy grupeve në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Erigers Mihasi ishte marrë në pyetje për këtë ngjarje, ndërsa njihej si mik i ngushtë i Ervis Martinajt.

E treta është plagosja me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018. Mihasi ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë bashkë kur u krye atentati.

E katërta, Mihasi ka qenë i arrestuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e kishte liruar për mungesë provash.

Por mëkatet e viktimave nuk e justifikojnë faktin se Tirana është një qytet, ku kriminelët nuk kanë më frikë nga policia. Fakti se u vra një person me precedentë penal, nuk mund ta eklipsojë rrezikun që iu kanos dhjetëra qytetarëve të thjeshtë që lëviznin aty pranë, në një zone të mbipopulluar gjatë orëve të mbrëmjes.

Banorët e Astirit këtë mbrëmje kanë qenë te shokuar nga ajo që ka ndodhur. Breshëritë e Kallashnikovit dhe skena e krimit me dy të vrarë kanë tronditur të gjithë qytetarët që kanë kaluar aty pranë.

Pyetjet që ngrihen mbi aftësinë e drejtuesve të policisë për ta bërë Tiranën një qytet të sigurtë janë të shumta. Që atentate të tilla të ekzekutohen me sukses, nevojitet një plan i detajuar që parashikon vëzhgimin e viktimave, ndjekjen me armë, goditjen dhe garancinë për arratisjen.

Në të gjithë këtë dinamikë, policia është inekzistente.

Me siguri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano e ka dëgjuar kryeministrin Edi Rama që thotë “kokat hëngshin”, shprehjen e famshme për vrasjet mes personave me precedentë penalë. Dhe për sa kohë, viktimave do t’u gjendet një krim në të shkuarën e tyre, Gledis Nano do të jetë i justifikuar para qeverisë.

Por duke parë se Tirana është shndërruar në një fushë të lirë të përplasjes mes bandave, është vetëm çështje kohe jeta e kalimtarëve të pafajshëm të cënohet nga breshëritë e plumbave. Dhe atëherë, justifikimet për larje hesapesh mes banditëve nuk do të kenë asnjë vlerë./Lapsi.al



24 Comments

    1. jo jo iken se kimetes i kish dalë një punë

      kimetja pritet të dalë prapë në skenë me cucin gledisin dhe arben krajën pët arritjet e qeverisë apo ndoshta edhe në intervista të porositura ku të thotë që fajin e ka saliu se është pa vizë amerikane

      kimetja u vonu ndaj ikën ata

  1. Ne kuptimin klasik te termit “hengshin kokat e tyre” eshte ne rregull, por, kete pune duhet qe t’a bejne struktirat shteterore, qofte edhe duke ngritur, skuadronet paramilitare te vdekjes, qe te merren vetem me asgjesimin e ketyre kriminelave dhe banditeve ordinere. Problemi i vetem eshte se rrezikohen jetet e qytetareve dhe krijohet panik se fundja 2 felliqesira me pak sot ne Tirane!

  2. Në këtë ekzekutim ka gisht edhe Policia sepse ai lajmi I çuditshëm që makina e viktimave ishte ndaluar par 30 min për kontroll nga Policia të bën të mendosh se janë siguruar nëse këta të 2 kishin armë apo jo.

    1. ka gisht policia sepse jane bashkepunetore me krimin. dhe drogen

      nuk është hera e parë që i japin informata kriminelëve

      ndalimi nga policia 30 minutash para ekzekutimit mund të ketë qenë rastësor por mundësitë janë shumëmpak. aslush nul beson tek polocia e aed veliu apo cuc hunderri

      janë në të njëjtën tavë të rilindjes

  3. Are ju te Lapsit a jeni ne vete apo jo ? C’pune ka policia se se kush vret e kush vritet. Ajo eshte e

    zene me ceshtje te tjera me te rendesishme. Pa provoni te nderrroni dy tjegulla ne cati, apo te riparoni

    nje kotec pulash e gjera te ngjashme, se cfare gatishmerie do te tregoje olicia per te tu gjendur aty sa

    hap e mbyll syte me makina , ne grup dhe me nje propotence e arrogance sikur je nje kriminel i

    tmerrshem dhe pastaj po s’u mbushe xhepin nje proces verbal per ndjekje penale ku duhet te

    paguar sa qimet e kokes avokatit, prokurorit e gjykates per krimin e tmerrshem te nderrimit te

    tjegullave.

    1. Ik ti more I paemër. Po si nuk të vjen turp që shkruan këto gjëra.
      Jeni bërë të gjithë vegël e qeverisë.
      Nuk guxon njeri të flasë, se me vrpa dilni ju bufat e natës që lini komente
      Boll se latë nam

  4. “Prapa Taçit janë Berishët”, Geri Kokalari: “Familja kishte pozicion të fshehtë pronësie në ARMO dhe aksione pritëse në Albpetrol, nëse privatizimi në 2012-n do realizohej”Shoku ervis martinit gangsteri I llotove qe pastronte parate e pista te familjes mafioze te Salih karaxhic berisha she shefit te zenit te Karmines

    1. Dmth o Sufllaqe e Fugshpumit po të besojmë ty atehere po vriten njerëzit e Berishës ! Kjo besoj është drejtësia e re që kursen lekët për gjyqe e mbajtur njerezit në burg harxhohen vetëm 2 karikatorë.

  5. …Asnje rezistence nga Policia e Tiranes…!
    Ku di gje ajo, Policia e Tiranes se me ke ka te beje ore? E ne rast se ato qe kap dalin me deshmi Penaliteti “Per kontribut te shquar ne komisionet zgjedhore ne favor te Rilindjes”? Apo kemi ngene ne keto kohe te veshtira te mbetemi pa pune!

    1. gabim!!!!!!!

      i madh!!!!!!!!

      të jep departamenti i shtetit në amerikë medaljen

      KAMPION I DEMOKRACISË!!!!

      do bëjm shtet or ti

    1. po ashtu ka vajt puna, shteti merret me asgje, paguhet me leket tona dhe nahyn ne daja po neve
      nuk eshte shtet por nje bnde qe na ka zene dhe spo e heqim dot

  6. Keni nje fjali aty ju, Lapsi.al – Ne te gjithe kete dinamike, policia eshte inekzistente!
    Korigjojeni shpejt, e verteta e shkruar edhe ne tjera media eshte – Nje efektiv policie i ka kontrolluar dokumentet dy viktimave jo me shume se 30 minuta para se ato te vriteshin…(no comment)

  7. Patrullat e pergjithshme, qe vijne verdalle ne tr, nuk jane per tiu pergjigjur ketij lloj krimi. Ato merren me sherret ne kominitet, mbledhin ndonje gjobe te shefave, vene ndonje gjobe neper lagje. Nuk eshte rastesi, qe sa here ndodh vrasje, autoret ikin lirisht nga mesi i TR.
    per nje qytetar te zakonshem duket e cuditshme duke patur parasysh prezencen jashte cdo lloj parametri te policise ne rruge.
    Njekohesisht qe kriminelet bashkepunojne me shefat e policise, dine levizjet e policise.
    Te besh krim ne mes te tr, dhe te shkosh deri ne thumane te djegesh makinen, kjo do te thote qe policia te pakten nuk ekziston

  8. Edhe arditkes…
    Shume i zgjuar ky frangu i traut te doganes. Ja qifsha nonen sales qe ndihmoi keta bythqira.

  9. Nqs Saliu kthehet ne pushtet duhet urgjentisht ta filloje nga keto media te “pavarura” qe pastrojne lekt e droges. Nje auditim i thjeshte dhe do shihni xhevahire

  10. Ha, merr dhe ik apo jo…. Ndergjegje shqiptari…. Ata pine dhe kafe, se policat shoke i kishin… ??

  11. Idealizmi dhe heroizmi që ka kanë një korrelacion organik.

    Tragjizmi.

    Komizmi.

    Metamorfoza e personazhit politik të trefishtë Sali Berisha që në këto tre dekada ka kaluar nga idealizmi heroik në tragjizëm, tani është në dimensionin e fundit, atë komik.

    Foltoret e organizuara nga ai shëmbëllejnë me komeditë e Aristofanit, ku do të apostrofoj retë dhe zogjtë.Shpellkaret e salihut e perkrain vetem me Lloqe pazari ne fcb dhe portHalet e zenit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *