• |
ide | kryesore

Sot Këshilli i BE-së diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

-Instant, Lajme, Të fundit



Këshilli i BE-së sot diskuton për dialogun Kosovë-Serbi. Ministrat e jashtëm të BE do të diskutojnë në Bruksel për angazhimin e palëve, por edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor. Fokusi do të jetë tek dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa dokumenti për diskutim është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme të BE-së.

Në dokument thuhet se në muajt e fundit “nuk ka pasur përparim në dialog”, dhe se atmosfera e përgjithshme rreth bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është “ende e ndërlikuar”. “Fokusi duhet të kthehet në zbatimin e obligimeve ende të paplotësuara nga dialogu, duhet të përmirësohet atmosfera përmes lëvizjeve konkrete pozitive dhe të punohet në përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, dhe rrjedhimisht në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. “, thuhet në dokumentin e përgatitur për diskutim.

Përveç dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ministrat e 27 vendeve anëtare të BE-së, do të diskutojnë situatën në Bosnjë e Hercegovinë, për të cilën Brukseli vlerëson se është aktualisht në “krizën më të keqe politike që nga miratimi i Dejtonit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *