• |
ide | kryesore

Dështimi i takimit Kurti – Vuçiç, reagon i zhgënjyer Departamenti Amerikan i Shtetit

Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikan



Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu zhgënjim që nuk u arrit ndonjë përparim në rundin e ri të dialogut midis Kosovës dhe Serbië për normalizimin e marrëdhënieve.

“Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen së Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, – tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

“Siç e kemi thënë vazhdimisht, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë”, – shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan të enjten në Bruksel me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Takimi, që kishte në agjendë zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve, nuk prodhoi ndonjë rezultat, tha Borrell. Sipas tij, ishte Kurti ai që nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e njëkohshëm të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, ndërsa Vuçiq e pranoi.Borrell tha se Kurti këmbënguli që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia, kurse Vuçiq kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kurti “nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara me fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit”, tha Borrell. Kurti dhe Vuçiq, në konferenca të ndara për media, akuzuan njëri-tjetrin për mungesën e rezultateve nga takimi. Kurti tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”. Sipas Vuçiqit, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit… ky është thelbi i gjithçkaje”. /REL

LEXO EDHE: Dialogu/ BE fajëson Albin Kurtin. Ai i thotë “JO” favorizimit të Serbisë



14 Comments

  1. Shqiperia me Kosoven po nderrojne vendet si duket. Perpara 1990es, Kosovaret shkonin ne perendim, punonin, hapnin biznese, krahasimisht me Shqiperine, benin jete qejfi. Kurse Shqiperia ishte ne lufte me Ameriken, Angline, Gjermanine, Italine, te gjitha shtetet deri sa ne fund fare na mbeti vetem Kuba.

    Kurse keta dite, Shqiperia e ka mire me te gjitha shtetet perendimore, ndersa Kosova shkon perhere e me shpejt drejt izolimit total. Ndoshta ky brez Kosovaresh kete duan.

    1. Per kosoven kjo nuk qendron. Per shqiperine, megjithse 1/3 e shqiptareve jane tashme ne perendim, shqiperia ende vuan izolimin gjysemshekullor komunist. Ne bote, njeriu i zakonshem nuk ka degjuar kurre per shqiperine.

  2. Dep Amerikan i Shtetit sot ka.pjerdhur, ashtu si edhe Shtepia e Bardhe e Kokaines, etj. Soros po ben kerdine ne korrupsion kanceroz!
    Sot, te jesh ne kundershtim me Dep. Am. te Shtetit eshte akt pergjegjesie dhe maturie.
    Shba jane ne pike te hallit dhe milingonat qeshin me ta!
    Urime Kurtit, ne te qenit milimgone, por punetore!

    1. Ku gjendesh ti vllai? Ne zonat e kontrolluara nga ISIS ne Siri dhe Libi?! Apo thjesht ne Novosibirks?!

      Apo je thjesht nje debil i lindur?!

      Cope idjoti!

  3. A c’na cate trapin me keta dy bytheqirat e Titos.

    Njeri me debil se tjetri.

    Ka pas vetem nje moment historik kur Jugosllavia ishte interesante: kur shihnim soft porno tek televizioni i tyre ne vitet 80.

    Per te gjitha te tjerat jane bernut!

    Mbajne ere djath te prishur. Debila krejt!

  4. Kurti eshte ne te drejten e tij qe te arij ne bisedime me Serbine sigurin dhe respektimin e sovranitetit të Kosovës. Gje e cila nuk eshte objektiv i Vuçiçit perkundrazi eshte e kunderta e deshires se Kurtit. A do kete marveshje? E veshtire ne keto dy qasje te kunderta. Gjithsesi secili shtet do vazhdoje te jetoje e pa njohjen e njeri tjetrit. Nuk eshte ndonje rast qe bota nuk e njeh.

    1. A e kuptoni që Kurti po bën atë që kërkush me shumë se ai ka bërë.Po mbron integritetin e shtetit të tij nga një tjetër padrejtësi.Dhe me e keqja është se mirë me europianët se ata gjithmonë e kanë coptuar kombin tonë por dhe me Amerikanët që ka qenë në mbrojtje të Kosovës!!!Por ka që dhe për hir të një të drejte sublime duhet me i përballu dhe me të.Dhe dikush që quhet Malok bën një krahasim fëminor.Krahason izolimin komunist për qef të idiotësise të ideologjisë komuniste me mundësinë e izolimit të Kosovës për aktin sublim të mbrojtjes së interesave të Kosovës.E sa për atë që kosovarët ishin të lirë të lëviznin të lirë dikur s’ishte veçse politika e largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *