• |
ide | kryesore

Detaje të tjera tronditëse, kamerat filmuan 8-vjeçarin kur shkoi me biçikletë te shtëpia e autorit (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabër në Fier, ku një 8-vjeçar u mor peng dhe u gropos në fshatin Grecalli. Mësohet se i mituri ka qenë duke shëtitur me biçikletën e autorit gjatë mesditës, pasi ishte kthyer nga shkolla. Ai ka shkuar te shtëpia e Klodian Çalamanit, 38 vjeç, për t’i kthyer biçikletën, por në atë moment është rrëmbyer nga autori.

Kanë qenë kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë që kanë filmuar momentin kur i mituri shkon me biçikletë te shtëpia e vrasësit. 8-vjeçari është marrë peng nga Çalamani i cili e ka mbajtur në shtëpinë e tij për disa orë dhe më pas e ka vrarë dhe groposur.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik. Vite më parë Klodian Çalamani ka marrë peng dhe torturuar një vajzë 20-vjeçare. Për këtë ngjarje ai ishte dënuar me 4 vite burg. 38-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, ndërkohë që fqinjët thonë se Çalamani është person me probleme mendore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *