• |
ide | kryesore

Xhaxhai i vrasësit të 8-vjeçarit në Fier kërkon vendosjen e ligjit për varje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Unë i bëj thirrje kryetarit të parlamentit ligjin me varje.” – tha mes të tjerash xhaxhai i autorit të krimit makabër në Fier, ku u vra 8-vjeçari Mateo Vasia. Ai ka folur për mediat duke thënë se nipi ka qenë problematik dhe shpesh e këshillonte, por shtoi se ai nuk e dëgjonte.

Sipas tij, prej vitesh ai nuk takohej e fliste me të Klodian Çalamanin.

Xhaxhai thotë se i nipi edhe kur doli nga burgu vijoi me të njëjtën sjellje, ndërsa shtoi se nuk i druhet një hakmarrjeje nga familja e djalit, për arsye se ai nuk ka konflikt me asnjë.

“I kemi folur gjithmonë. Mua nuk më dëgjonte. Ai nuk kishte një moshë 14 vjeç, por po shkonte 40. Nipi nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor. Unë të paktën nuk e di. Unë nuk flisja me nipin sepse nuk më dëgjonte. Ai edhe njëherë ka marrë një vajzë, e rrëmbeu, por nuk di përse e bëri. Unë e di që ai pinte alkool, tjetër se di. Nuk i druhem hakmarrjes, sepse unë nuk kam punë me nipin.

Unë i bëj thirrje kryetarit të parlamentit ligjin me varje. Ai nuk është për shoqëri më. Ai jetonte vetëm. Unë them që ai e ka bërë ngjarjen. Nuk e di çfarë e ka shtyrë që të merrte këtë akt ndaj fëmijës. Ai ashtu siç hyri në burg e ashtu doli, nuk ndryshoi fare. Në një moment të dytë do të shkoj te familja e djalit, sepse kam fëmijë vetë edhe nipër. Bashkia e futi në punë, por ai pinte dhe ashtu nuk të mban njeri në punë”, tha xhaxhai i Klodianit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *