• |
ide | kryesore

Basha e akuzoi për lidhje me krimin/ Berisha: Po të nis me ushtarët, e nxjerr me këpucë të kuqe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se po bashkëpunon me krimin për mbledhjen e firmave.

Në një prononcim për “Fax” dhe emisionin “Të vaksinuarit”, Berisha u shpreh se Basha gabonte me ngritjen e këtyre akuzave duke shtuar se “po të hyjë pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe”.

“Tani unë po merrem me fuqishëm se kurrë me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe “peng-Basha.

Ai gabon, se po të hyj pastaj te ushtarët e nxjerr me këpucë të kuqe. Tani po merrem me bajzolët e krimit. Ka krim më të shëmtuar sesa t’i atakosh pluralizmin. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e “peng-kryetarit” – tha Berisha.

Po ashtu, Berisha foli edhe për pretendimin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili dje pretendoi se në mbledhjen e krerëve të degëve të PD-së, vetëm 5 prej tyre kishin dalë kundër Lulzim Bashës.

“I them unë nga të pranishmit, mbi një 20 të tjerë hodhën poshtë me heshtje kërkesat e pengkryetarit. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar. Natyrisht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim proBashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi. Me datë 11, PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi,. Ata do të krijojnë një fushatë për t’i bërë fresk kreut të Meduzës” – tha Berisha.

Në disa intervista të njëpasnjëshme për mediat sot, Basha u shpreh se Berisha po ndihmohej për mbledhjen e firmave nga personazhe të skeduar, duke përmendur: Suel Çelën, Tom Doshin dhe Aqif Rakipin. Sipas Bashës, Berisha kishte përgjegjësi pasi nuk po distancohej publikisht ndaj tyre.



8 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *