• |
ide | kryesore

Rama në “Corriere della Sera”: Imagjinoni nazistët të kishin rrjete sociale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian tha pak ditë më parë se mazhoranca e kishte garantuar se ishte tërhequr nga paketa anti-shpifje, kryeministri Edi Rama beson ende tek ajo. Në një intervistë për Corriere della Sera, Rama tha se duhej patjetër një rregullim për rrjetet sociale. Më poshtë shkrimi i plotë.

Nga Monica Ricci Sargentini

Më shumë se një ish-basketbollist, Edi Rama dje dukej si një maratonist. I mbërritur për 24 orë në Romë, së bashku me gjysmën e qeverisë shqiptare, kryeministri e nisi ditën në Palazzo Chigi ku pati, sipas tij, privilegjin, që të takonte homologun Mario Draghi, një personazh që, siç thotë ai, ka dalë nga faqet më të mira të historisë politike të Evropës, shkruan Monica Ricci Sargentini për gazetën më prestigjioze italiane ”Corriere della Sera” (CDS).

Më pas, Rama e përfundoi takimin me Komitetin e Përbashkët të Bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Megjithatë, i ulur në ambientet e hotel ”Splendide Royal” për intervistën me ”Corriere della Sera”-n duket se Rama lë të shfaqet një hije zhgënjimi për ngërçin e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Është një moment i vështirë, pasi kriza e refugjatëve e vitit 2015 shpërtheu një valë populiste, viktima e parë e së cilës ishte procesi i zgjerimit të BE-së. Frika nuk është kurrë një këshilltare e mirë. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë. Tani fillimi i negociatave varet nga Bullgaria dhe nga efektiviteti i shtytjes së brendshme të vendeve të tjera. Por, nuk bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Reformat bëhen sepse i nevojiten Shqipërisë, për të ndërtuar Shqipërinë moderne”, thotë Rama.

CDS: Sapo mbërritët në Itali thatë se ”po vij në shtëpinë tjetër timen”. Cilat janë perspektivat e bashkëpunimit mes dy vendeve?

Rama: Tridhjetë vjet më parë mbërritëm në brigjet italiane me varka si alienët, por që atëherë ndryshimi ka qenë i pabesueshëm, pasi sot shqiptarët janë integruar plotësisht në Itali dhe ne kemi shumë biznese italiane në Shqipëri. Megjithatë, ne duhet të përshpejtojmë çështjen e pensioneve për shumë nga bashkatdhetarë tanë që kanë punuar për vite në vendin tuaj dhe që paguajnë kontribute në thesarin italian. Kam folur për këtë me Draghin.

CDS: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Si janë marrëdhëniet?

Rama: Asnjëherë nuk kanë qenë më të mira, sigurisht që ka probleme si ai i njohjes së Kosovës nga Serbia, por mendoj se mund të ndërtojmë një rrugë të përbashkët. Pastaj
varet nga ne nëse do të kemi sukses apo nëse duam të biem në kurthet e së kaluarës.

CDS: Ju jeni mbrojtës i rregullimit të përdorimit të mediave sociale, por a nuk cenon kjo lirinë e shprehjes?

Rama: Një rregullim është i nevojshëm, boll të shohësh se si kanë ndikuar këto vitet e fundit, nuk janë demokracitë që dalin të forta, por regjimet autokratike, imagjinoni se çfarë do të bënte sot propaganda naziste nëse do të kishte mediet sociale.

CDS: Në mars 2020, kur këtu në Itali shpërtheu pandemia, ju dërguat një ekip mjekësh dhe infermierësh, ndërsa këtë vit hapët dyert për refugjatët afganë. Ju jeni me të vërtetë një vend bujar.

Rama: E vërteta është se ne kemi një kujtesë që e ruajmë sepse nuk jemi mjaft të pasur. Italia ka bërë aq shumë për ne, sa edhe dy jetë nuk do të mjaftonin për ta falënderuar, ata pak mjekë sigurisht që nuk e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës kundër Covid-it, por kanë mundur të tregojnë se edhe ne e përjetojmë dhimbjen tuaj. Sa për afganët, ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe ishte më e pakta që mund të bënim për njerëzit që ata besuan tek ne dhe punuan për ne.



10 Comments

  1. Po jemi shume bujare. Do ti japim beketit 120 milion dollare. Ka edhe per te tjere. Si brenda vendit edhe jashte.
    Ndersa kalamajte i vrasim dite per dite. Vrasesit i leme te lire. Hale qenef.
    Por ne jemi bujare.

  2. Komunistet me internet me keq, ik mor pilu kazan i zi. Ne fakt me mire te ikin Shqiptaret e te hash … ti e soji yt fuks.

  3. Nuk je më i mirë se nazistët dhe në rrjetet sociale ke punësuar më shumë njerëz se Gebelsi në ministrinë e propagandës.

    1. po te shohesh portalet duket sikur ka punesuar Berisha me shume se militante/idiote/dele/vullnetare se Gebels

  4. Soji i Kristaq Ramës në kohën e diktaturës enveriste, kishte vetëm RTSH e gazetën “Zëri i Popullit”, kurse i biri dymetrosh si kryeministër, veç mediave të pronarëve të bizneseve të ndërtimit që i paguanin haraçe për leje ndërtimi, krijoi edhe median e tij private “ERTV”, propogandat e së ciës u detyruan të gjitha mediat ti transmetojnë.

  5. me te mirat e te keqat qe ka Rama, te pakten del ne intervistohet e del ne kopertinat e gazetave me prestigjoze te Europes, jo si tjetri qe ngjante si fshatar i Europes qe ulte koken e na nxinte faqen sa here fliste.

  6. Kur Hitleri erdhi ne fuqi vetem 3% e gazetave e perkrahu prap kjo nuk e pengoi. Me te dashuruarit me median, dmth me profesionin e tellallit jane cifutet dhe komunistet.

    Nder ata qe Rama quan autokrate eshte edhe “vellau” it tij Erdogan. Me thuaj me cil rri te them kush je. Regjimi i Rames eshte autokrat. Ai ka mbledhur rreth vetes nje shpure horrash, tarallakesh, kurvash e hadutesh qe i lepihen.
    Problemi eshte se edhe ata qe jane me demek “krahu tjeter” jane njelloj dhe pale me te.
    Lenini ju tha bashkpuntoreve, se “ka me mijera menyra e sisteme per te qeverisur nje vend, por ne duhet ti bejme njerezit te besojne se jane vetem dy, Kapitalizmi dhe Socializmi”.
    Edhe keta myteberet e Shqiperise i bejne njerezit te besojne se eshte vetem Rama, Berisha, dhe sivellezerit, Basha e Meta (bashke me Moniken of course).
    Po cfare quan Rama vende demokratike? Keta qe po behen 2 vjet qe kane burgosur ne shtepi popujt e vet? Qe e detyrojne me dhune te rrije ne shtetrrethim si ne Austri te mos dale nga shtepia ndryshe i ve gjobe?
    Qe e detyrojne te beje vaksina te paprovuara cdo 4-5 muaj? Qe te heqin nga puna po nuk bere vaksinat?
    A ka ne historine njerezore nje shembull diktature dhe dhune te tille te lige e kaq mizore? Keto na ofrohen si “vende demokratike”. Vete Rama ne fillim nxorri ushtrine dhe tanket ne rruge qe te mbaje popullin e vet pa dale nga shtepia me vetem nje apo dy ore “sa per ajrosje” ne dite. A ka akt me flagrant te intolerances, dhunes, diktatures?
    Marrim Ameriken qe Salihi i I-re, i II-te dhe tani i III-te e quan “tempull i demokracise”. Po ky Salih qe sa ka problem te behe “qamete” si 97-ta, Gerdeci apo te vrase 4 Shqiptare ne Bulevardin kryesor te kryeqytetit mu para Kryeministrise e Kuvendit. Keta jane harbutet qe na qeverisin ne menyre “demokratike”.

    Amerika, sulmoi nje vend sovran si Iraku duke genjyer se ka arme atomike. E shkaterroi e gjakosi deri ne dhimbje i vari edhe ish presidentin. Pastaj me zuzarin Soros (mikun e Rames) filloi me demek pranverat Arabe e cila ne vend te luleve mbolli zi, gjak viktima me miliona, refugjate me miliona. Vetem ne Siri numerohen 1 milion te vrare dhe 5 milione refugjate.
    Si gangstere nderkombetare trajnojne e paguajne mercenare qe te fillojne “pranverat demokratike” duke sulmuar e destabilizuar dhe rrezuar qeverite e vendeve sovrane dhe duke ju vrare presidentet se qen rrugesh sic ishte rasti i Ghedafit.
    Te njejten gje kane bere disa here edhe me Ukrainen. I ka bere nja tre revolucione me ngjyra duke permbysur me dhune qeveri te zgjedhura me vote te lire.

    Mire qe Ghedafi e Sadami ishin diktatore, antidemokrate, po nje shtet i cili me ane te dhunes e agresionit thyen cdo ligj nderkombetar duke sulmuar vende sovrane me zjarr e hekur, duke strehuar terroriste (sic jane Muxhahedinte Iraniane ne Shqiperi) duke themeluar organizata terroriste si ISIS dhe Al Qaeda cfare eshte? Eshte nje shtet terrorist, nje dhunues i i cdo ligji qe rregullon maredheniet nderkombetare.
    Sigurisht pas gjithe ketyre zullumeve te medha ju duhet ta kontrollojne median qe njerezit te degjojne vetem tam tamet e tyre por jo te verteten.

    Qendrimi i Putin ne lidhje me perendimin u radikalizua kur u vra Ghedafi. Ai doli me nje fjale publike duke bere pyetjen se kush dha urdherin te vritet Ghedafi, sepse ne na tu tha se esht evetem ndryshim regjimi. “Pergjigjen” e mori nga luftenzitesi e gjakatari McCain (me siguri eshte ne ferr tani) i cili that fiks keshtu “Putin te rri urte, te mbylli gojen se e pret po ai fund si Ghedafin”.

    Duke lene menjane aleancat dhe preferencat, a mund ti pergjigjesh keshtu liderit te Rusise? A eshte serioze dhe e drejte, nje arrogance paturpesi dhe brutalitet i tille?
    Edhe anetaret e Mafias kane nje kod etik.
    Po Amerikanet pasi justifikuan luften per 20 vjet ne Afghanistan per te shkaterruar Talibanet, u larguan si pa te keq duke ju lene duar po atyre Talibaneve 80 miliarde dollare armatime si edhe qeverine sigurisht. A my=undet te merren seriozisht apo te besohen qellimet qe na kane shpallur?

    Vini re dicka. Sa here merret si shembull nje regjim i dhunshem permendet “nazizmi”.
    Pse? Nese do i referohemi statistikave. Libri i Zi i Komunizmit llogarit 200 milione njerez te vrare nga regjimet komuniste shekullin e kaluar. Nazistet ne Gjermani vrane e burgosen ose cuan ne kampet e perqendrimit 300,000 kundershtare te cilet ishin komuniste. Po marrim si te mirqene edhe se vrane 6 milione zifute, prap se prape jane shume pak viktima krahasuar me viktimat e komunizmit qe jane 200 milione.
    Edhe po te marrim si fajtor Nazizmin per luften e IIte Boterore jane 50 Milion viktima nga te dy krahet dhe prap nje e katerta e viktimave te komunizmit. Dmth ngado qe ta kapesh del qe Komunizmi ishte shume me gjakatar. Atehere pse i referohen vetem Nazizmit?

    Kjo ndodh sepse sot Kapitali i Madh Nderkombetar po na servir Kapitalizem “me doze Marksizmi”, ndaj nuk duhen permendur krimet e komunizmit por vetem Nazizizmi.

    Goering ka nje citat ku thoshte se “nese njerezve ju perserit vazhdimisht nje genjeshter, ata do fillojne ta besojne”. Pikerisht kete ben media sot, perserit genjeshtra derisa ja “mufat” trurin njerezve te cilet pastaj ti besojne.

    Kjo nuk eshte cudi. Ishim ne Shqiptaret ata qe besonin genjeshtrat e komunisteve per 50 vjet, duke besuar se ishim njerezit me te lire e me te lumtur ne bote, biles i qanim hallin gjithe botes, nderkohe qe nuk mbushnin as barkun me buke.
    Dmth komunistet bene popullin te besoje se vendi me mizerabel e me fukara ne Evrope kishte “udheheqesin” qe i jepte ment gjithe botes sesi te shpetoje nga fukaralleku dhe padrejtesia.

    Po ky Rame qe ka blere dhe i ka mbyll gojen gjithe mediave ne Shqiperi, kerkon tani te beje te heshti cdo ze qe mund te pipetije kunder tij.
    Rama mori aksione te Top Channel (25%) qe kur ishte Kryetar Bashkie. Ujdia ishte se Rama i la me nje qera 1dollar/metri katror ambiente te Piramida. Deri atehere media qe krijoi Dritan Hoxha dominonte tregun dhe ishte i besueshem edhe per njerezit. Pas asj filloi te binte, sepse filloi te mbante krahun e Rames.
    Sot duhet ta kete grabelluar te gjithin derisa sa ka fuqi te vendosi Blushin e tij si Drejtor.

    Kaq per “mediat demokratike” dhe “antidemokratike te Ramalliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *