• |
ide | kryesore

VIDEO/ 3 persona të armatosur mësyjnë bilardon, askush nuk ankohet në polici

Arkiva



Tre persona të armatosur dhe maskuar kanë mësyrë në lokal bilardoje në aksin e vjetër Lezhë – Milot dhe kanë kërcënuar disa të rinj që qëndronin ulur aty.

Në pamjet e publikuara nga “Panorama” shihen këta persona me automatik në krah, teksa njëri prej tyre u afrohet të rinjve dhe u kërkon mjetet e identifikimit.

Pasi shohin identitetin e tyre, personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen. Nisur nga ajo që tregon kamera e sigurisë ngjarja ka ndodhur vetëm 1 javë më parë, në datën 13 nëntor.  

Deri më tani në Policinë e Lezhës nuk ka pasur asnjë denoncim mbi këtë rast. Mbetet i paqartë qëllimi i personave të armatosur. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=0HvZYiWvcfg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *