• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e sekretares së gjykatës së Lezhës: Pse ika nga shtëpia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lajmi se ishte zhdukur krye-sekretarja e Gjykatës së Lezhës u përhap me shpejtësi në media për shkak të detyrës që ajo ka. Denoncimi në polici i bashkëshortit të saj polic ngriti në këmbë uniformat blu mbrëmjen e së mërkurës. Por 24 orë më pas ajo vetë kontaktoi policinë.

Klaudia Marku ka deklaruar para hetuesve se ishte larguar nga banesa pas një debati me bashkëshortin. Gjatë këtyre orëve ajo tha se ka qëndruar në një hotel në Lezhë. Shkëputjen e kontakteve me të shoqin, ajo e justifikon me faktin se i ishte bllokuar telefoni. Megjithatë sekretarja thotë se ka folur me familjarët e saj.

“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. S’e mendova se çështja do bëhej kaq e madhe”, – ka thënë nëna e 2 fëmijëve të mitur.

Duke mos e menduar se burri do ta denonconte të zhdukur dhe se çështja s’do bëhej kaq e madhe, ajo tha se nuk i ka parë lajmet. Të njëjtat burime thanë se tashmë e reja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike kur ka marrë vesh që ka qarkulluar nëpër media. Në dëshminë e saj ajo ka shtuar se prej kohësh kanë pasur probleme dhe konflikte në çift. 34-vjeçarja ishte larguar nga banesa prej mbrëmjes së të martës, por denoncimi në polici nga bashkëshorti, u bë mbrëmjen e së mërkurës. ©LAPSI.al



2 Comments

    1. Kujt i plasi.
      Po na crregullojne jeten politikanet tane dhe keta ambasadoret qe bejne hyqem.
      Pune s ka, fukarallek i madh, injorance e paimagjinueshme.
      Cdo gje anormale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *