• |
ide | kryesore

Një turiste nga Tirana zhduket pa lënë gjurmë në Karaburun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Karaburun



Policia e Vlorës ka bërë me dije se një turiste për shkak të mjegullës ka humbur orientimin dhe për pasojë edhe kontaktet me grupin me të cilin po udhëtonte në Karaburun. Menjëherë pas njoftimit autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur 64-vjeçaren me iniciale D.E..

“Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orientimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turistike, me të cilët ndodhej në Karaburun.

Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti” – thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *