• |
ide | kryesore

Katër të mitur prishin muret antike, kthyen kalanë e Lezhës në fushë futbolli

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka shoqëruar 4 të mitur në komisariat për dëmtimin e gurëve të kalasë dhe biletarisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 20 shkurtit 2022 dhe u konstatua mëngjesin e së dielës nga punonjësit e kalasë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Të miturit, që kishin filmuar njëri-tjetrin duke dëmtuar kalanë, e përdornin fortesën prej guri për të luajtur me top.

Të miturit në prani të prindërve dhe psikologut kanë pranuar dëmtimin e bërë ndaj këtij aseti historik. Policia e Lezhës i ka proceduar ata në gjendje të lirë për shkak të moshës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *