• |
ide | kryesore

Jepnin teste false për COVID-19, arrestohet farmacistja dhe shpallet në kërkim administratorja

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy raste të falsifikimit të dokumenteve të Covid-19 është goditur nga policia e Lezhës. Mësohet se një farmaciste 25-vjeçare me iniciale K.L. është arrestuar, ndërkohë që administratorja e këtij subjekti A. U., 35 vjeçe është shpallur në kërkim.

Të dyja shtetaset, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë pajisur rreth 500 persona me teste false për Covid-19 në këmbim të shumave monetare. Ato kërkonin 50 euro për testin me përgjigje negative dhe 100 për përgjigje pozitive.

Për të njëjtën vepër penale është vënë nën hetim administratori i një tjetër subjekti privat në Lezhë A. D., 49 vjeç pasi kryente tamponë për Covid në kundërshtim me procedurat standarde të përcaktuara në ligj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *