• |
ide | kryesore

Humbja e parë, Pioli nuk gjen ngushëllim: “Duhet të ndjejmë dhimbjen e kësaj sfide”

-Instant, Sport



Pas humbjes së parë në kampionat 4-3, Pioli analizon ndeshjen ndaj Fiorentinës dhe tregon rrugën që duhet ndjekur. “Duhet të ndjejmë dhimbjen e kësaj disfate dhe të sigurohemi që të mos ndodhë më – shpjegoi trajneri i Milanit –. Pavarësisht humbjes, unë jam ende i bindur se skuadra që unë drejtoj është shumë e fortë dhe ne do të përpiqemi të bëjmë gjithnjë e më mirë”. “Të humbësh të dhemb dhe të pësosh katër gola gjithashtu dhemb”, shtoi ai.

“Episodet na çuan në disfatë – vazhdoi Pioli duke analizuar ndeshjen –. Shifrat thonë 9 raste dhe 17 goditje në portë, por në golat e pësuar duhej më shumë vëmendje dhe në pjesën e parë duhej të shënonim të paktën një gol”. “Kishte mundësi për të rifilluar ndeshjen, por ne nuk ishim të kthjellët dhe të vëmendshëm – shtoi ai -. Ndoshta pa golin e katërt mund ta kishim barazuar ndeshjen. Kishim shumë lojtarë sulmues në fushë dhe kishim kohë”. “Në pjesën e parë ne luajtëm mirë, nuk duhet të ishim në disavantazh të dy golave. Ne nuk shënuam, ata bënë dy gola – vazhdoi ai -. Gjithashtu në pjesën e dytë nuk është se bëmë keq, por ishte më shumë një paraqitje karakteri sepse nuk donim të humbnim ndeshjen e parë në kampionat”.

“Ekipi luajti si një grup me ritëm dhe intensitet – shtoi trajneri i kuqezinjve -. Ndonjëherë na mungon pasimi i fundit. Arritëm shumë herë në zonë, goditëm në portë dyfishin e Fiorentinës dhe performancën tonë e bëmë. Për të fituar, megjithatë, duhej më shumë vëmendje”. “Kjo humbje do të na shërbejë, jemi të zhgënjyer dhe të hidhëruar – vazhdoi Pioli – Ky rezultat do të na japë më shumë vendosmëri për ndeshjet e ardhshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *