• |
ide | kryesore

Sherr adoleshentësh në Tiranë, plagoset një 17-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Plagoset me mjete të forta një 17-vjeçar në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në rrugën Gjergj Legisi.

Sipas policisë, është dëmtuar me sende të forta 17-vjeçari A. S., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Detaje nga policia:

Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën “Gjergj Legisi” dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *