• |
ide | kryesore

UNICEF: 1.440 nxënës të rrëmbyer në Nigeri në vitin 2021

-Instant, Arkiva, Planet



Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka bërë të ditur se gjithsej 1.440 nxënës u rrëmbyen dhe 25 sulme ndodhën nëpër shkolla në Nigeri në vitin 2021.

“Fëmijët nigerianë vazhdojnë të vuajnë ndikimin e krizës. Një konflikt i zgjatur është ndezur në Nigerinë verilindore për 12 vjet tani”, tha agjencia në një deklaratë.

“Mijëra fëmijë në rajon janë vrarë, gjymtuar, rrëmbyer, zhvendosur dhe kanë përjetuar shkelje të shumta të të drejtave të tyre njerëzore”, theksohet më tej.

Duke theksuar se një në katër shkelje të rënda të verifikuara nga OKB-ja në botë është kryer në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore që nga viti 2005, UNICEF tha se më shumë se 6.400 fëmijë kanë qenë viktima të një ose më shumë shkeljeve të rënda në rajon vitin e kaluar.

“Fëmijët nigerianë, qofshin ata objektivë të drejtpërdrejtë të dhunës apo viktima kolaterale të konfliktit, janë kapur nga pasiguria e vazhdueshme që po shohim në të gjithë vendin. Kjo është e papranueshme”, tha Phuong T. Nguyen, kreu i UNICEF-it në zyrën në Maiduguri, Nigeri.

“Ky raport i rëndësishëm tregon shkallën e shkeljeve të rënda të të drejtave të fëmijëve në Nigeri dhe në të gjithë rajonin e Afrikës Perëndimore dhe Afrikës Qendrore, shkelje që duhet të marrin fund nga të gjitha palët në konflikt”, tha Nguyen.​​​​​​​



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *