• |
ide | kryesore

FOTOT/ Rama pranon kthimin e përmendores së Nënë Terezës, pas keqtrajtimit që iu bë veprave në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Disa vite më parë dy shtatore të Nënë Terezës, njëra e vendosur në sheshin me të njëjtin emër e skulptorit Thoma Thomai dhe tjetra e vendosur në aeroportin me të njëjtin emër, e skulptorit Luan Mulliqi u hoqën nga aty. Vendimi u mor pas zgjedhjes së Edi Ramës kryeministër dhe keqtrajtimi që iu bë veprave ishte skandaloz.


Rrjetet sociale u mbushën me foto nga oborri i QRVA-së në Tiranë, ku njëra prej statujave dergjej thuajse e braktisur mes plehrave. Njëri prej skulptorëve, Luan Mulliqi u shpreh i habitur për heqjen e veprës së tij nga hyrja e aeroportit.


“E vërteta është se nuk kam qenë zyrtarisht i informuar nga asnjë institucion, edhe pse si autorë është dashur qe të konsultohem së paku për çështje tekniko-profesionale gjatë zhvendosjes së shtatorës. Shpresoj që së shpejti do të marr ndonjë njoftim zyrtar nga institucioni, i cili ka marrë këtë vendim” u shpreh atëherë skulptori nga Kosova.

Më vonë vepra u degdis larg dhe u vendos në Qafë-Thanë.

Këtë të shtunë Edi Rama është takuar me Papa Franceskun dhe duket se Ati i Shenjtë e ka bindur kryeministrin të rikthejë shtatoren e Nënë Terezës bashkë me një tempull për të. Të paktën kështu ka njoftuar kreu i qeverisë nga Facebook, që nuk e shpjegoi kurrë se përse i hoqi të dyja përmendoret e Nënë Terezës që ishin në Tiranë.

“…duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë” shkruan Rama, që ka thënë se vetë është katolik, madje është pagëzuar me emrin Paulin.

Dy statujat e Nënë Terezës, përkatësisht vepra e realizuar nga skulptori Thoma Thomai (fitues i çmimit të parë) dhe Luan Mulliqi (fitues i çmimit të dytë) u shpallën fituese nga konkursi i realizuar nga Galeria Kombëtare në vitin 2003./Lapsi.al

4 Comments

  1. Edhe Papa ja kujtoi qe eshte shqiptare è duhet ti respektojne figurat e medha qe i nderon gjithe bota. Idjot, Serbia nderon Mlladicin nje kriminel qe vrau e masakroi 8000 burra e femije ne Bosnje Hercegovine, ndersa ky gomari yne hoqi statujat e Nene Terezes shqiptares

    para se ciles jane perkulur presidente e Pape.

  2. më shumë se sa e dëshiron, e mendon realisht që atë dikush duhet ta vrasë. I kapluar nga paranoja e njeriut që ka plot gjynahe për të larë, ai mendon se vërtet dikush në këtë vend, e dëshiron vdekjen e tij.

    Këtu nuk është se gabon shumë, pasi ka mijëra vetë që e duan të vdekur, por problemi është se të gjithëve atyre që u ka bërë keq, mendojnë se tani ndaj tij po vendoset drejtësia, duke filluar nga damkosja e përjetshme si hajdut familjarisht, dhe epitafi si minues i demokracisë dhe drejtësisë në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu