• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi: Prisja nga Berisha të më pyeste për presionin e Suel Çelës ndaj demokratëve të Elbasanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për bashkëpunim me Suel Çelën në Elbasan.


Duke folur në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” Bardhi tha se vetë Suel Çela është përfshirë në procesin e mbledhjes së firmave ku ka thirrur anëtarë të Kuvendit të PD duke u kërkuar nënshkrimin e formualarëve.


“Në fillim të nëntorit ka pasur një angazhim të këtij individi që ka thirrur drejtues të strukturave të PD dhe u ka vendosur përpara një formular për të firmos. Këtë të vërtetë nuk e di vetëm Gazment Bardhi, por edhe Sali Berisha. E vlerësoj faktin që z.Berisha është distancuar. Berisha ka qenë krah meje, njeriu që më ka mbështetur më shumë në betejën me këtë bandë në zgjedhjet e 25 prillit. Ka qenë krah meje në denoncimin e terrorit që këta njerëz i bënin demokratëve. Më duhet të kontrolloj telefonin, nga data 4-5 nëntor ky individ është përfshirë në mbledhjen e firmave. Ka thirrur individë, anëtarë të Kuvendit dhe u ka vendosur përpara formularin duke u kërkuar nënshkrimit. Këtë të vërtetë e kam të faktuar me dhjetëra dëshmi nga anëtarë të Kuvendit. Kam pritur nga z.Berisha që të kërkonte më shumë informacion mbi denoncimin tim publik. Nuk e ka bërë. Pas disa ditësh është distancuar dhe unë e vlerësoj këtë”, tha Bardhi.

I pyetur nëse ka pasur komunikim në telefon me Suel Çelën ashtu si ish-kryeministri Berisha pretendon, Gazment Bardhi thotë: “Kjo është një nga ato gënjeshtrat që të shokon. Nuk kam pasur arsye se pse të komunikoj me të. Kurrë në jetën time, sa do të kem frymë nuk do të keni një rast që Gazment Bardhi të takojë njerëz të tillë. Unë kam bërë kallëzin në SPAK me 7 prill. Lidhur me këtë kam informuar edhe presidentin Meta”.

3 Comments

  1. Po pse Berisha do ti beje te gjithe ? Edhe kur kishte ikur? Po ti ça pune beje o Bardhi? Apo partia mbi te gjitha se edhe ne opozite kemi mire?

  2. Po listat ti i ndryshon o kurve? Kur te pelqejne jane po keta persona dhe kur nuk te pelqejne i bene si do vete. Apo edhe ketu e ka fajin Berisha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu