• |
ide | kryesore

Video/ Calhanoglu e Lautaro: mposhtet Venezia e Inter për një natë është -1 nga kreu

-Instant, Sport, Video



Në ndeshjen e javës së 14 të Serie A, Interi mposhti 2-0 Venecian dhe, të paktën për një natë, shkoi në -1 nga kreu që mbahet nga dyshja Napoli-Milan. Sfida në Penzo u vendos nga një goditje tokazi në hyrje të zonës nga Calhanoglu në minutën e 34, që befasoi Romeron. Një super-Handanovic i mohoi Aramu barazimin (39′), më pas në pjesën e dytë zikaltrit shkuan pranë dyfishimit me Skriniar, Dzeko dhe Dimarcon para penalltisë së Lautaros në minutën e 96.

Interi kompletoi kështu javën perfekte duke mposhtur Venecin 2-0 (goli i Calhanoglu dhe penalltia e Lautaros) dhe duke u ngjtur për një natë vetëm një pikë prapa kryesuesve Milan dhe Napoli. Pas betejave kundër kampanëve dhe Shakhtarit, skuadra e Inzaghit tregoi pjekuri të madhe duke menaxhuar energjitë e tyre dhe duke i dhënë pak ose aspak mundësi kundërshtarit. Një nga ato fitoret e “pista” që mund të bëjnë diferencën në një kampionat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *