• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi impresionues i Longos, -1 nga kreu: Basa fundos Egnatian

-Instant, F1, Sport, Video



Pengimin e Tiranës nuk e ka lënë ti shkojë dëm Kukësi, që në javën e 10 të Superiores ka mposhtur 2-0 Egnatian, në një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme. Tre pikët e marrë në një ndeshje jo ekzaktësisht ajo më e mira e veri lindorëve e kanë cuar Diego Longon -1 nga vendi i parë. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Laçit, Blutë kanë vendosur me golat e Basa e Milunovic.

Magani kishte shpresuar shumë në sistemin që e nxorri faqebardhë në sfidat e rëndësishme si ato kundër skuadrave të kryeqytetit, por lënia e hapësirave të mëdha për të besuarit e Longos nuk ishte zgjedhja më e mirë e mundshme, të paktën duke parë rezultatin, se për nga intensiteti kuksianët e patën të vështirë të krijojnë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 53′ kur Basa ndëshkoi portierin kundërshtar, duke u konfirmuar njeriu plus i kësaj skuadre. Egnatia në këtë pikë nuk pati më forca të reagojë dhe në hapësirat e detyruara nga rezultati mori edhe golin e dytë të Milunoviç në minutën e 84′.

Një fitore e rëndësishme kjo për Kukësin pas ndalesës së Tiranës ndaj Skënderbeut, teksa i shkojnë bardhebluve në -1 pikë ne kreun e klasifikimit, ndërsa ekipi rrogozhinas klasifikohet në vendin e 8 në kuotën e 11 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *