• |
ide | kryesore

Reshjet e dendura, Vjosa del nga shtrati pranë Urës së Mifolit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura te shiut që kanë rënë dhe vijonë të bien në zonën e Leskovikut dhe Përmetit prej ditës së djeshme dhe në vijim ka bërë që prurjet në lumin Vjosa të jenë të mëdha duke bërë që në disa pika të ketë dhe dalje nga shtrati. Në këto momente shirat vijonë të jenë me intesit te larte në zonën e Çarshovës dhe në majën e Pindit. Në zonën e Përmetit niveli i Vjoses ka arritur 5.3 metër ndërkohë që pika kritike është 5.4. Kjo situatë është në monitorim. Niveli i lumit Vjosë në Novoselë aktualisht është në 6.34 metra çka ka sjellë edhe përmbytjen e tregut të gjësë së gjallë në Novoselë. Lapsi.al sjell pamje nga Ura e Mifolit ku sic duket niveli i ujit është rritur ndjeshëm.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *