• |
ide | kryesore

“Bëra sherr me Mourinhon, por tani jemi miq, do të bëhet gjysh”: Mihajlovic “nxeh” vigjiljen me Romën

-Instant, Sport



“Nuk dua ta krahasoj veten me Mou, ai është një trajner i madh dhe një person i madh. Ne jemi miq, i kemi dërguar njëri-tjetrit mesazhe herë pas here”. Kështu ka deklaruar trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajlovic, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Romës së Jose Mourinhos. “Në fillim patëm një grindje – tha ai – pastaj u sqaruam dhe ai ishte pranë meje në momentin e sëmundjes sime. Vijmë nga dy vende ku respekti dhe besnikëria janë të rëndësishme, e kam vlerësuar gjithmonë si trajner. Më pëlqen, është zbavitës edhe për intervistat e tij”. “Zënka? Mbaj mend që fituam kur isha me Katanian, ai u skualifikua dhe bëri ato deklarata kundër Lo Monakos. Më pas u kapëm në Romë në një takim me arbitrat, por më vonë u sqaruam. Ai gjithashtu më tha se dëshiron të bëhet gjysh edhe ai”, zbuloi Mihajlovic.

Duke analizuar momentin e skuadrës, Mihajlovic tha: “Skuadra ka një ekuilibër të caktuar, ata mbrojnë mirë pa hequr dorë nga loja dhe krijimi. Ne lejojmë shumë më pak gola dhe nuk është rastësi që në ndeshjet e fundit kanë ardhur tre fitore”. “Pastaj duke fituar mëson se si të fitosh, rritet besimi dhe mund të shkosh përtej pengesës. Të gjitha këto së bashku të çojnë në ndeshje të mira siç po bëjmë ne”, shtoi trajneri serb.

Për ndeshjen kundër një skuadre të madhe si Roma, Mihajlovic tha: “Sigurisht që është një ndeshje e vështirë, për momentin jemi takuar me pesë nga shtatë më të mirat dhe kemi barazuar në Bergamo, humbëm keq ndaj Interit, ndërsa me Milanin dhe Napolin kemi humbur me dy kartonë të kuq dhe dy penallti kundër. Nesër luajmë në shtëpi kemi një renditje të mirë, shpresoj të mbushet stadiumi sepse është e rëndësishme dhe ne do të luajmë lojën tonë. Nuk do të jetë e lehtë për ne, ashtu siç nuk do të jetë për ata, nëse fitojmë do të shkojmë në -1 nga Roma”. Mentaliteti duhet të jetë ai për të luajtur kundër çdo kundërshtari, duke e respektuar por pa frikë”, ka përfunduar Mihajlovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *