• |
ide | kryesore

Kreu i BioNTech: Mos u shqetësoni nga varianti i ri “Omicron”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i kompanisë “BioNTech”, Ugur Shahin thotë se varianti i ri i COVID-it “Omicron” nuk do të jetë në gjendje të shkaktojë sëmundje të rëndë apo vdekje.

Në një intervistë për “The Wall Street Journal” ai pranoi se varianti afrikano-jugor mund të përhapet shpejt te personat e vaksinuar, por imunizimi që kanë krijuar vaksinat pengon prodhimin e qelizave të sëmundjeve të rënda.

“Mesazhi jonë është: “Mos u frikësoni! Plani mbetet i njëjtë: Shpejtoni administrimin e dozës së tretë të vaksinës”. Besimi jonë që vaksina funksionon më së miri ndaj ‘Omicronit’ është rrënjosur në shkencë.

Nëse një virus arrin shpëtim imun, mund të kapë anti-trupat, por ka një nivel të dytë përgjigjes imune që na mbron nga sëmundjet e rënda, këto janë qelizat T”, – u shpreh shefi i “BioNTech”.

Disa shtete europiane si Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Holanda dhe Izraeli kanë regjistruar rastet e para pozitive me “Omicron”. Ato shtete kanë ashpërsuar masat ndaj lëvizjes së qytetarëve. Edhe pse ende nuk ka studime zyrtare për këtë lloj të ri virusi, thuhet se ka përhapje në shkallë të lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *