• |
ide | kryesore

Gjykata Speciale i refuzon Hashim Thaçit sërish lirimi me kusht

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjykata Speciale ia refuzoi sërish lirimin me kusht ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej disa muajsh tashmë kërkon një masë më të lehtë sigurie. Sipas një dokumenti të gjykatës të publikuar nga mediat mësohet se trupi gjykues e refuzoi kërkesën me arsyen se ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë.


Po ashtu janë shfaqur edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte paraqitur dy agjentë si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara. Në arsyetim përmendet edhe sjellja e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së si dhe frika e dëshmitarëve. Ish-presidenti i Kosovës akuzohet për krime lufte dhe aktakuzat iu konfirmua tetorin e vitit të kaluar.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu