• |
ide | kryesore

Rrëzohet në shtëpi, ndërron jetë 61-vjeçari nga Vlora

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 61 vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar në shtëpi. Sipas policisë ngjarja raportohet të jetë aksidentale.

“Më datë 01.12.2021, rreth orës 17:00 , shtetasi Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën“, njofton policia.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *