• |
ide | kryesore

Kush do të jetë nën drejtimin e Top Channel, Lori apo Sara Hoxha

-Instant, Paparazzi, Slider

Ditën e djeshme Ben Blushi dha dorëheqjen nga drejtimi i medias më të klikuar, Top Channel.


Nuk ndihen ende shkaqet, por Dosja.al publikoi reagimin e Vjollca Hoxhës, ish gruas së Dritan Hoxhës, pronarit të ndjerë të Top Channel-it.


Vjollca Hoxha e falenderon Blushin për kontributin e tij duke shtuar se rrugëtimi i televizionit kombëtar vazhdon dhe thekson se do të administratohet nga trashigimtaret. Nuk dihet ende se kush nga pjestaret e familjes Hoxha do te jete ne krye te Top Channel. Prej kohesh Lori dhe Sara Hoxha kane qene mjaft te angazhuara ne drejtimin e disa prej programacioneve dhe shpesh here kane shprehur deshiren per drejtimin e ketij televizioni.

“Të dashur, Duke falenderuar z.Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush. Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë,”- shkruan Hoxha në e-mail.

4 Comments

  1. Kam besimin se drejtimin e Top-kontrabandes do ta marre Lorri Caffe 🙂 Me siguri po te kisha patur dhe une shpatulla te ngrohta per kontrabanden e kafes 1990-2000 do hapja edhe une nje Top-Tv!

  2. Beni-ecën-vetê Blushi me siguri do te drejtoje ndonje agjenci milionere si ajo e Beqajt, shume shpejt.
    Rames tani ay i duhet ne nje llogore tjater…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu