• |
ide | kryesore

Dëmtohet Benzema, humb dy ndeshjet më të rëndësishme të Real: rrezikon të mungojë në derbi e ndaj Inter

-Instant, Sport



Karim Benzema është në rrezik të madh që të mungojë në ndeshjen e Champions League kundër Inter. Sulmuesi i Real Madrid u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 17 të ndeshjes kundër Real Sociedad, pas një vrapimi pa top, për shkak të një problemi muskulor në kofshën e majtë. Francezi, 12 gola dhe 7 asiste këtë sezon, pothuajse me siguri do të humbasë edhe derbin e së dielës së ardhshme me Atletico Madrid. Një goditje e keqe për Ancelottin, i cili duhet ta zëvendësojë në ndeshjet e ardhshme me Jovic.

Telash i pamenduar për teknikun italian të merengues, i cili ndoshta do të duhet të mbyllë vitin 2021 pa lojtarin e tij më në formë, i vetmi i pazëvendësueshëm në të gjithë skuadrën. Deri më tani Benzema ka luajtur gjithmonë, si me Blancos (18 nga 19 ndeshje si titullar) ashtu edhe me kombëtaren franceze. Nesër do të kryhen edhe kontrollet e hollësishme për dëmtimin e tij, por rikuperimi deri të martën duket vërtet i pamundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *