• |
ide | kryesore

Ndërroi jetë 98 vjeç/ Kush ishte gjigandi republikan Bob Dole, heroi i luftës që nuk u bë dot President

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, ndërroi jetë të dielën në moshën 98-vjeçare.

Gruaja e tij, Elizabeth Dole, e postoi njoftimin të dielën në Twitter, duke theksuar se ai vdiq në gjumë. “Ai i ka shërbyer Amerikës për 79 vjet me radhë”, – shkroi ajo.

Në muajin shkurt të këtij viti, ish senatori Dole, bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Gjatë karrierës së tij 36-vjeçare në Capitol Hill, ish senatori republikan, Bob Dole u bë një nga ligjvënësit dhe udhëheqësit më me ndikim në Senat.

Robert Joseph Dole, lindi më 22 korrik të vitit 1923 dhe ishte një nga katër fëmijët e familjes Dole në Russell të Kanzasit.

Si toger i ushtrisë amerikane në Luftën e Dytë Botërore, ai udhëhoqi një sulm në një fole mitralozash gjermanë në Itali. Një predhë i shkatërroi shpatullën e djathtë, i paralizoi krahun, i dëmtoi kurrizin dhe i kushtoi një veshkë. I dekoruar për heroizëm, Bob Dole kaloi 39 muaj në spitale para se të kthehej në jetën civile.

Ai u përpoq tre herë të bëhej president. E fundit ishte në vitin 1996, kur ai ishte kandidat republikan dhe humbi në garë me ish presidentin Bill Clinton. Ai kërkoi nominimin presidencial të partisë së tij në vitin 1980 dhe në vitin 1988, ndërsa ishte kandidat për zëvendëspresident në vitin 1976 bashkë me ish presidentin Gerald Ford. /VOA

Bob Dole, the 1996 Republican presidential nominee and a century a leading  figure and force in American politics, has died - Los Angeles Times Veteran Republican leader Bob Dole dies - BBC News Former U.S. senator, presidential candidate Bob Dole, dies at age 98 |  Reuters

 



2 Comments

  1. E pashmangshme, e paevitueshme per askend, dhe ne fund vdekja.

    Te paktem shyqyr qe jemi te barabarte te gjithe, imagjino sikur te rronin me shume te poshterit e ketije planeti sic jane politikanet, hajdutet, genjeshtaret, hipokritet, arrogantet, sa e pa drejte do ishte jeta.

    Mirpo Zoti eshte treguar preciz i drejte me njerzimin.

    U prehte ne paqe njeriu madh Sir Bob qe ndihmoje per kauzen Shqiptare e jo si keto percarsat e sotem sorrosist.
    I qofte dheu lehte, falenderim e respekt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *