• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje te ‘Bishti i Zhurit’, policia jep detajet

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme pranë vendit të quajtur ‘Bishti i Zhurit’. Një automjet ka aksidentuar një motomjet me drejtues një 66-vjeçar. Ky i fundit si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vend.

“Me datë 07.12.2021, rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



2 Comments

    1. Kur del nga autostrada Kavaje – Lushnje, dhe futesh per te shkuar tek burgu i Rrogozhines.Aty quhet bishti Zhurit.Futu ne google maps dhe e gjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *