• |
ide | kryesore

Dëmi i fundit që “pakica Basha” po i bën PD-së

1, Arkiva, Ide

Kohët e fundit, më ka qëlluar shpesh në debatet ku kam marrë pjesë të ngërthehem në një diskutim absurd: Kush e ka shumicën në PD, Basha apo Berisha? Në studiot tona televizive, pavarësisht nga realiteti në terren, të dyja palëve i jepet e njëjta hapsirë dhe të ftuartit ndahen zakonisht në ata që mbështesin foltoren dhe të tjerët që hidhen në zjarr për PD-në zyrtare. Gjithçka duket sikur do luhet në një garë me foto finish, sikur palët kanë të njëjtin numër mbështetësish dhe sikur ende publiku nuk e ka kuptuar se kush e dominon partinë.


Më kot jam rekur, herë pas here, ti jap debateve një rjedhë të ndryshme. Të them se tashmë gjithkush e di se, për të mirë apo për të keq, PD po rezulton si parti e Berishës, se masiviteti i foltoreve e vërtetoi këtë, se anketat e opinionit na kanë dhënë një mendim të qartë se cilin përkrahin militantët, se shfaqja publike e delegatëve që kanë thirrur 11 dhjetorin ka vulosur përfundimisht gjithçka. Debati kthehet sërish në procedurat burokratike të statutit, në ndonjë emër periferik që s’dihet nëse ka nënshkruar apo jo dhe në pyetjen fatale: kush i ka bravat edhe vulën.  


Si dikush që nuk është një mbështetës i PD-së, aq më pak i Berishës apo Bashës, e gjitha kjo më është dukur shpesh një komedi. Një nga ato hipokrizitë e të qenit politikisht korrekt që shpesh i bëjnë debatet tona televizive të pa besueshme dhe krejt të shkëputura nga ajo që ndjen dhe do publiku. 

Duke e parë atë që po ndodh në gjirin e partisë më të madhe të së djathtës me syrin e reflektimit që kjo betejë përçon mbi skenën politike shqiptare, mbi fatet e opozitarizmit dhe mbi të gjitha, në funksion të përballjes me klikën kleptokratike të Ramës, mendoj se qasja duhet të ishte krejt e ndryshme. 

Diskutimi nuk duhej të zhvillohej më rreth faktit tashmë ulëritës, nëse Berisha është shumicë apo jo, por, në të kundërt pse kemi arritur deri këtu dhe se ç’do të thotë kjo për të nesërmen. 

Për këtë ka disa dilema që janë më pranë realitetit.

Si është e mundur që edhe pse tetë vite pas largimit nga drejtimi, madje pasi i bëri PD-së dhuratën më të helmuar, duke i imponuar në rrugë anti demokratike Bashën, Berisha mbetet kaq popullor mes demokratëve?

Si spjegohet që ndonëse i shpallur non grata nga SHBA, ai ka ndezur motorrët e një lëvizjeje të gjërë, që për herë të parë nuk ka frikë të shigjetojë në aulat e saj edhe ambasadoren amerikane edhe të deklarojë se do e heqin nga vatrat e tyre flamurin e vendit të saj?

Si duhet arsyetuar fakti se ndonëse u thotë se nuk e kishte njohur realisht birin e tij plangprishës, se nuk ia kishte pranuar eleminimet anti demokratike në krye të partisë, se nuk ia kishte toleruar humbjet elektorale, militantët sërisht e besojnë? 

Si duhen kuptuar duartrokitjet idiote kur idhulli i tyre i thotë se Basha qenkesh i kapur me dosjen e Nik Muzinit dhe Tyota Yaris dhe se ai vetë, vetëm tani, qenkësh vënë në djeni të këtyre fakteve të rënda? 

Të gjitha çështjet e mësipërme të bëjnë të mendosh se shumica e antarësisë së PD kërkon një lider absolut, një patriark që nuk vihet në diskutim, një njeri që i emocionon pa i bërë të mendojnë, një prijës kalorsiak dhe jo një udhëheqës normal të përshtatshëm me një sistem të hapur demokratik. Por thënë këtë, pak kush e shtron për debat frikën, se me një profil të tillë drejtuesi është pothuasje i pazbatueshëm projekti i demokratizimit të partisë që ai vetë propozon. Foltorja, që në pamje të parë duket sikur propozon rritje të kontrollit të bazës mbi kryetarin, në fakt po prodhon një nënshtrim total të antarësisë ndaj njëshit. 

Por, përveç këtyre paqartësive që lidhen me të ardhmen e ngushtë të PD-së ka edhe të tjera që riskojnë të prekin të gjithë shqiptarët. A është një opozitë krejtësisht e dominuar nga ish kryeministri i viteve 2005-2013 e aftë të konkurojë Edi Ramën? A i flet dot Berisha, përpos të vetve, edhe elektoratit gri, që gjithmonë ka pasur një marëdhënie të vështirë me figurën e tij? A mund të drejtohet opozita nga një lider i shpallur, qoftë dhe pa të drejtë, “non grata” nga SHBA?

I gjithë ky bagazh dilemash reale është zëvendësuar në realitetin e trishtë të debatit tonë publik me hamendësimet se a ka bazë mbajtja e formularëve në kasafortë, apo ato duhen dorëzuar në protokoll; nëse kongresi i PD mblidhet dot nga poshtë, apo duhet kontrolluar edhe nga burokratët e partisë lart; nëse mbi kartat e delegatëve të 11 dhjetorit duhet shtypur sigla e PD-së, apo ato fletushka shkelin normat e privacisë.

Në këtë varfërim të pështirë të debatit politik, në këtë rrokullisje pas cic miceve pa të nesërme, peshën totale të fajit e kanë Basha dhe mbështetësit e tij. Ata fatkeqësisht e kanë ngritur të gjithë premisën e luftës së tyre politike mbi një fakt të paqenë, mbi sjelljen si shumicë, ndërkohë që janë një minorance tragjike. Dhe pikërisht për këtë kanë hequr dorë nga debati i ideve për tu kacavjerrë pas teknikaliteteve. Lideri i PD-së zyrtare ka zgjedhur edhe ndaj Berishës të njëjtën qasje anekdodike që adopton prej vitesh edhe ndaj Ramës, atë se ai fiton edhe kur humbet.

Por, barcaleta e të mundurit që del më i fortë pas disfatës do të ketë pasoja tragjike për të ardhmen e PD-së. Sepse duke mos pranuar realitetin e të qenit pakicë, Basha dhe ata që i shkojnë nga pas, kanë dorëzuar armët që të jep statusi i minorancës. Ato të kontrollit ndaj shumicës, ato të kritikës mbi fluksin e foltores, ato të hapjes së debatit dhe zbulimit të shkaqeve për një parti që po rreshtohet në mënyrë të pa imagjinueshmë pas një njeriu të vetëm.

Duke u sjellë në mënyrë hipokrite, Basha dhe të tijët e humbën dhe mundësinë për të bërë rolin e fraksionit. Duke mos e parë realitetin në sy, duke e trajtuar foltorën si diçka pa vlerë, pa peshë dhe pa numra, ata hoqën dorë nga detyrimi për të bërë kontestimin e aksionit të saj. 

Ata imponuan në debatin politik një fabul fallco që e privoi publikun jashtë mureve të selisë nga e drejta për të kristalizuar një opozicion ideor ndaj foltores. Duke u përqëndruar tek bravat, tek kartat dhe tek reportazhet e përgjysmuara të Fiks Fare, ata i hapën Berishës një autostradë pa pengesa. Pikërisht ky qe me sa duket dëmi i fundit që kjo pakicë i bëri PD-së.  

©Lapsi.al 

36 Comments

  1. Per te gjitha pyetjet:-Berisha ndoshta mund te mos jete zgjidhja,por grupimet politike kane nevoje per “leader” qe inkurajon,jo nje “chairman” qe edhe ate qe nis,e le pergjysem!

    1. Ky shkrim me ysht te bej disa verejtje ne lidhje me disa gjera qe thote zoti Bushati.
      Se pari, mediat, qofte ato vizeve qofte ato te shkruara, dominohen nga mbeshtetesit e Bashes, qe jane nje shumice derrmuese: te gjithe analistet pro-qeveritare + analistet qe konsderohen si te djathte e qe sot po mbajne anen e Bashes. Ne anen tjeter, si mediat ashtu edhe analistet qe mbajne anen e Berishes, jane ne minorance te dukshme. Andi Bushati me Fatos Lubonjen, jane te vetmit analiste te njohur, qe jane te pavarur ne qendrimin e tyre, qe jane te paanshem ne kete beteje politike.
      E megjithate, aq e madhe eshte furia e propagandes anti-berishe, ( ketu do te doja mirekuptim nga dy zoterite e lartpermendur, sepse e them me sinqeritet) saqe edhe edhe Bushati dhe Lubonja sikur kane bere “lak” ndaj saj. E kam fjalen per nje si “zbutje” te qendrimit fillimisht te ashper ndaj Bashes nga ana e Lubonjes, i cili ka dhene prova qe nuk perkulet ne qendrimet e tij, edhe kur behet fjala per ceshtjet me sensitive.
      Kam pershtypjen se kjo “zbutje” vjen si pasoje ( qofsha i gabuar) prej njefare intimidimi nga presioni i jashtezakonshem i propagandes nga aradha e stermadhe e analisteve qe mbajne anen e Bashes, se mos perceptohet si nje qendrim pro Sali Berishes; prej ketej edhe kujdesi i tepruar per te qene ne nje barazlargesi higjienike, qe une po e quaj zbutje, nga ana e Lubonjes.
      E njejta gje mendoj qe po ndodh, por ne nje forme tjeter, edhe me Bushatin. Ne “Lapsi”, qe kur nisi Foltorja, lexojme ne kendin e ideve edhe shkrime te mbeshtetesve te Bashes. Keta zoterinj kane hapesira pafund ne mediat e tjera, gazeta, portale, studio televizive etj; kudo i veren shkrimet e tyre ne mediat e shumta te pushtetit, plus edhe ndoca nga te opozites qe mbajne anen e Bashes.
      Natyrisht, “Lapsi” i boton keto shkrime, per arsye ekuilibri ne opinione. Kjo eshte normale. Duhet te jete keshtu. E megjithate, mendoj qe ky ekuiliber opinionesh, eshte pak si shume i kerkuar; te pakten per natyren e kithet te ballafiqimit te opinioneve te mbeshtetesve te Bashes, me opinionet e vete zotit Bushati, i cili nuk mban ane, e aq me pak te jete nje berishist.
      Si ne rastin e Lubonjes, edhe ketu mendoj qe kemi te bejme me njefare intimidimi ( e di qe Bushati nuk e pranon kete) nga trysnia e jashtezakonshme e propagandes qe po ben aradha e stermadhe e analisteve pro Bashes.
      Imagjinojeni tani, kur edhe dy keto personalitete me kaq integritet profesional, si Lubonja dhe Bushati, mund te intimidohen, qofte edhe kaq pak, kuptohet se c’mund te beje propaganda me te tjeret.
      Disa verejtje te tjera, sipas mendimit tim.
      Berisha eshte popullor tek demokratet, per shume arsye, por une po permend vetem nje: eshte Berisha ai qe me vullnetin si te thuash demoniak dhe kembenguljen e tij te jashtezakonshme, qe e mbajti gjalle PD-ne nga vdekja e sigurte ne vitet 1997-1998-1999; eshte Berisha ai qe, jo vetem e mbajti gjalle, por e ringriti ate ne menyre ta pabesueshme deri ne fitore ne vitin 2005; Partia Demokratike, e vetme si force politike dhe ne ato kushte, nuk mund t’i fitonte kurre zgjedhjet ne ate vit, madje edhe ne vitin 2009; ishte vullneti, kembengulja dhe natyrisht talenti i Berishes, qe e beri te mundur kete gje; jemi ne rastin kur individi shkelqen ne morine e rrethanave.
      Eshte e pasakte te thuhet, qe ne aulat e Foltores, gelojne thirrjet e demokrateve per te mos pranuar flamurin amerikan ne shtepite e tyre. Perkundrazi, ne te gjitha foltoret, shihet edhe flamuri amerikan, ku me pak e ku me shume, por askund nuk mungon.
      Eshte e pasakte te thuhet, qe Berisha paska thene qe vetem tani eshte vene ne dijeni dosjeve Muzin dhe Tojota Yaris, dhe fakteve te renda ne to; disa muaj para se te niste Foltoret, Berisha ka deklaruar ne nje interviste televizive, se i ishte vere e njohur ceshtja Muzin ne zyren e vet, e bashkeshoqeruar madje edhe me dokumentet perkatese, porqe nuk e kishte besuar; per Toyota Yaris po tregon hollesi se cka biseduar me Bashen ne privat qe kur ka ndodhur ngjarja.
      Veretja e fundit ka te beje me nje admirim te shtuar, pse jo, deri ne nje fare adhurimi i Berishes, keto kohe.
      Shpjegimi im eshte ky: ka te beje me anen thjeshte njerezore te ngjarjes. Ne, te gjithe, e shohim vetem nga ana politike Nongrata-n e e Berishes dhe gjithe c’solli me pas si pasoje, dhe e kemi lene menjane anen personale, njerezore.
      Pertej politikes pra, njerezit shohin nje padrejtesi qe i eshte bere Berishes. Te gjithe, te majte dhe te djathte, ata qe e duan dhe ata qe e urrejne, pavaresisht se keta te fundit nuk e shprehin ( megjithese e shprehin ne formen: mire ja bene, me hile po, por mir t’i behet , dhe ca me keq akoma!) jane te vetedijshem se ketu ka hile.
      Edhe vendimin e Bashes, pertej politikes, vetem ne aspektin thjeshte njerezor, e shohin si nje pabesi, nje poshtersi, nje tradhti. E ne te vertete, ngado qe ta shohesh, e tille eshte.
      Pikerisht, kjo ka sjelle edhe kete vrull emotiv te shtuar ne Foltoret, por edhe ne mbare popullsine.

    2. Respekte, por gabohesh ne tezen qe hedh dhe keshtu qe konkluzionet qe nxjerr jane te pa vende, sepse Berisha vet, sot nuk perfaqeson Berishen, perkrahesit e Berishes, nuk jane vetem pd-istat, elektorati (qe keni deshire t’a bojatisni “si palacot e cirkut” ngjyra-ngjyra) gri ose pjesa me e zhgenjyer, me e pakenaqur, me skeptikja dhe me e madhja e shqiptareve, tek “fenomeni Berisha” shikojne trimin ose budallain, qe prin perpara ne lufte kunder te keqes qe ka kaptuar totalisht kete vend, pra “fenomeni Berisha” eshte ulerima e rreth 90% te shqiptareve qe vetem presin dike qe t’u prije, dike kushdo qofte ky, s’ka fare rendesi se kush, qofte dhe Berisha!

  2. YMER GELBAZA KELLIRA JA VJEDHE FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE IK E MASTUBON NE ZYRE TE EDI RAMES -MANIAKUN SEXUAL DUHET FUTUR NE BIRUCE SE NA TURPEROJ thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT CARLO BOLES BOLINO KOL SALLAKU SKYPE EDI RAMES DHE ALEXANDER

  3. YMER GELBAZA KELLIREN KUR E SHQELMUAN CUNAT PROBLEMATIK,ANDI BUSHATI E SHURROJ NE SURRAT PER TI LAR GJAKUN…. thotë:

    QKA NXJERR NGA BYTHA SALI BERISHA DHE EDI RAMA NXJERR NGA GOJA YMER GELBAZA KELLIRA DHE BATON HAXHIU dmth ERE MUTI

  4. Ooooooose, jane ne tave te dy.
    Gjithsesi uroj qe njeri prej te dyve te perfundoje shpejt pas hekurave, JO NE GAZETA E ZYRA NDERKOMBETARE!

    Keshtu Tjetri te shpetoje njehere e mire e bashke me te edhe PD.

  5. E quaj pozitive që z.Bushati, ndryshe nga disa kolegë të tij gazetarë që hiqen me hipokrizi si të pa anshëm politikë e nuk mbështesin asnjë parti, ndërkaq dukeshëm janë të rrjeshtuar me të majtën, e thotë me sinqeritet që unë nuk e honeps as PD e aq më pak Berishën apo edhe Bashën.
    Këto vitet e fundit ai me zell të madh ka qenu shumë kritik edhe me regjimin kapitalist korruptiv të Ramës, pra ai kjartazi duket se është kundër të gjitha partive politike aktuale në Shqipëri.
    Por ama, nuk mund të ketë në botë asnjë njeri që të mos ketë një bindje politike apo preferencë ideollogjike, aq më tepër për një intelektual analist mediatik.
    Duke lexuar shkrimet e Bushatit e dëgjuar edhe debatet televizive të tij që ai i konsideron analiza, më duket se janë më shumë konstatime të realitetit nën ndikimin e mohimit alla Lubonja të çdo partie politike të sistemit kapitalist të tregut të lirë, që ky i fundit i quan banditë të drejtuar nga kapobanda.
    Nuk është e mundur kursesi që të bësh një analizë të drejtë e realiste nëse nisesh nga një paragjykim i tillë.
    Është vërtetë e dhimbëshme që në dukje nga foltoret e Berishës është krijuar përshtypja se ai ka një mbështetje me “shumicë të madhe” në elektoratin demokrat.
    Përse e quaj “të dhimbëshme”
    E quaj kështu se ndonëse e kam vlerësuar gjithmonë Berishën si një lider politik me merita të mëdha në përmbysjen e diktaturës emveriste, duke dëgjuar në foltoret thirrjet “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do” mu duk sikur Shqipëria ishte kthyer 40 vite prapa, kur turmat mbushnin sheshet me brohoritjet për Enverin..
    Bushati e quan këtë dukuri “komike”, por mua si një emigrant i vjetër kjo më duke tragjike.
    A thua kaq thellë qenka rrënjosur në ndërgjegjen e turmave në Shqipëri adhurimi për “udhëheqësit legjendarë” apo që në Shqipëri nuk është shkulur akoma ideja e sistemit diktatorial komunist të kultit të individit ?
    Për 40 vite patëm një bajloz që na izoloi nga gjithë bota vetëm që të mbante pushtetin e tij, e pas kësaj pasi e përmbysim sistemin diktatorial e kaluam në sistemin demokratik pluralist, turmat të brohorasin përsëri për një bajloz tjetër që po na izolon nga SHBA ?
    Sigurisht që nuk bie në mendësinë e disave që SHBA-në ta njësoj me një vendim të një sekretari të shtetit amerikan, që mbështet për arsyet subjektive një regjim si ai i Ramës, ama nuk më duket ndonjë tragjedi e madhe vendimi i Bashës për ti plotësuar edhe Berishës dëshirën që akuzat kundër tij për korrupsion si motivim për shpalljen “non grata”, ti zgjidhë jo si deputet i PD, por si një deputet i pamvarur, në rrugë gjyqësore.
    Në bindjen time, më duket e padrejtë që cilitdo ti drejtohesh me një akuzë , pa e shoqëruar këtë me fakte e dokumenta.
    Është një dukuri që na duket normale për politikën shqiptare mbase kur komunistët akuzojnë demokratët si komunistë e kjo është me të vërtetë komike.

  6. Ore problemi eshte se ASNJE TJETER PERVEÇ BERISHES nuk do mund tja nderpriste mandatatin e kryetarit Bashes. Edhe pytja nese Basha do e çonte PD ne ne fitore, besoj se ka marre pergjigje kto 8 vite.
    Per me tutje do shikojme si do ecin ngjarjet.

    1. A je i sigurtë që po të ishte Berisha në krye të PD këto 8 vitet e fundit, nuk do ti humbiste zgjedhjet në përballje me energjitë negative mafoze të Ramës ?
      Rama është një virtuoz si mashtrues .
      Ndoqa para disa orësh disa sekuenca video të ceremonisë për “fletën e lavdërimit” që mori nga znj.Klinton, për strehimin e ” grave” afgane.
      Pikërisht ky njeri që është i njohur në Shqipëri publikisht si më harbuti në sjelljet me gratë, e paraqiti veten me mjeshtëri aktoriale të habitëshme, si ëngjëlli mbrojtës i tyre duke marë duartrokitjet e të pranishmëve.

  7. Pjesen e pare te shkrimit gjoja kritike ndaj berishisteve Bushati e ben vetem per konklozionet mbyllese se vetem Basha eshte fajtori. Nje djallzi lehtesish e kuptueshme per Andi Berishen.

  8. Bushat je gazetar i ndershëm, edhe pse je anti-Berishë, si model.

    Jam shumë kurioz të lexoj ndonjë prej shkrimeve të tua në mbështetje të Edi Ramës të viteve 2005-2013.

    Besoj se e ke mbështetur Edvini duke pasur iluzionin se ky është modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë.

    Por, ti ishe ndër analistët e parë që fillove duke ju kundërvënë Edi Ramës.

    Nqs do ti analizosh të gjithë kryetarët e dy partive më të mëdha, PD dhe PS, besoj se edhe ti mund të jesh dakord se Berisha megjithë gabimet e dështimet e tij si individ-kryeministër, ka qenë më i mirë se të gjithë të tjerët, të të dy Partive.

    Pra, kaq është maksimumi që mund të nxjerin militantët, gazetarët, analistët dhe votuesit që kanë mbështetur njërin apo tjetrin kryetar partie.

    Pra, analiza jote duhet të mbështetur mbi atë që ndodh dhe jo mbi atë, që ti, me të drejtë, dëshiron të ndodhë.

    Po të bëjmë një krahasim me fushën e muzikës, Noizi, Stresi, Sinani janë më të suksesshëm se Irma, Aleksandri, Kozma dushi etj.

  9. Andi nuk mund te jesh kunder Berishes dhe mos mbeshtesesh Bashen ne kete beteje. Vetem nese do shkaterrimin e PD apo fitoren e Berishe, pra te jesh Edi Rama ose Flamur Noka, mund te shkruash keshtu!

  10. KUR TE NGORDHE YMER GELBAZA KELLIRA DO TE KUJTOHET SE SI ZAGARIN E KANE ZHDEPUR DRU TE GJITHE EDHE DEMOKRATET EDHE SOCIALISTET ,DHE NGORDHI DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E DASHNORES SE ZENIT TE BABIT …hahahh hahah thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH BLEDI NANES FRROK CUPIT DHE KOL SALLAKU SKYPE

  11. Ose reforme, ose Rama ne pushtet. Nuk ka asnje perfundim tjeter kjo pune. Dhe reforme do te thote te iki Berisha. Kjo nenkupton ikjen e Bashes gjithashtu.

      1. Për kësisoj “malokësh”, reformë do të thotë eliminimi i opozitës e riktthimi në diktaturë moniste komuniste.

  12. PD po tregon dita ditesh qe eshte parti haxhiqamilsash.

    Sikur Basha te ishte ne pushtet gjithe kjo mori shushunjat do ishin rregullu neper tatime, shish, kesh….. dhe Saliut nuk do i degjohej zeri.

    Saliu eshte vrases dhe hajdut, i biri eshte vrases dhe hajdut, e bija bashke me te shoqin jane hajdute me cizme. Haxhiqamilsat kujtojne se njerezit jane budallenj. Na vodhen votat thone kur nuk votohen.

    PD ka per te perfundu si LSIja

      1. A te qifsha ramen megjith shoke. une qe po shkruj kam pagu 3500 krone bilete avioni me vajt e me bo fushate per Besnik Mustafaj e per PD. Ishte koha kur tropojoncja nuk shifej me sy te mire nga zona e selvise. Nejse, mbaheni Saliun se keni per tja pa hajrin.

  13. O Bushat revolucionari qe je bere mbeshtetes I sales dhe antiamerikan i flak te. Do ta besoja Berishen dhe qellimet e tij po te ishte 26 prill 2021, sot e 2 muaj te foltores jo.

  14. YMER GELBAZA KELLIRA:ZAHO NUK ESHTE I EXI RAMES POR I GREG KRISTAQ RAMES OSE ALEXANDER VUCICIT..?! thotë:

    ZOTI BUSHATI JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA E MBANTE ME SHUME LLAPEN NE BY TE SALI BERY SE SA NE GOJE TE TIJ,PRANDAJ SOT I MBAN GOJA ERE MUT FARE

  15. Berisha gjate karrieres se tij ka bere me qindra faje e gabime sikurse ka bere edhe shume gjera pozitive. Te rrish e te merresh me te gjithe ato qe kane ndodhur ne te shkuaren, do duhej shume kohe, prandaj nuk ia vlen te merresh me te shkuaren. Nje nder fajet e fundit te Berishes, eshte imponimi ne krye te PD i Bashes. Por duke pare sjelljet dhe gafat e njepasnjeshme te Bashes, paaftesine per te cuar deri ne fund qofte edhe nje kauze te vetme (gje qe ka bere qe Basha te konsiderohet si i shitur nga pjesa me e madhe e njerezve) deklaratat idiote qe ka bere Basha, sidomos keto kohet e fundit, te krijohet pershtypja se mbeshtetja e Berishes per Bashen si kryetar, ka qene e qellimshme. Ne situaten e krijuar sot, te krijohet pershtypja se Berisha e ka parashikuar se mund te kishte apo do kishte probleme dhe me nje Bashe kaq te paafte ne krye te PD, do e kishte shume te lehte ta rimerrte partine. Me sa me siper, dua te them qe nuk besoj fare, po fare qe beteja e Berishes eshte parimore. Perkundrazi, besoj qe Berisha po e ben kete betej per t’i treguar amerikaneve se ka kaq shume mbeshtetje, saqe ata nuk mund t’i bejne asgje. Por parimet per te cilat flet Berisha ne foltoret e tij dhe qe pe pergatitet t’i veje ne zbatim pas aprovimit nga Kuvendi Kombetar, jane parime te cilat mbeshteten nga shumica e shqiptareve dhe jane ne interesin e shumices se shqiptareve (jo thjesht te demokrateve). Nga ana tjeter, Berisha me aftesite e tij, inteligjencen dhe dinakerine thuajse djallezore, ka bere per vete shumicen e njerezve qe ende shpresojne se ky vend mund te behet. Ambasadorja Kim, e cila dukshem mbeshtet qeverine qe i ka kapur per fyti shqiptaret, sado paradoksale qe te duket, po i jep ndihmen e duhur Berishes qe nuk le asgje t’i shpetoje. Vete DASH me deklaratat konfuze per Berishen dhe qeverine duke i cilesuar te dyja palet si te korruptuara, por duke vendosur sanksione vetem per Berishen si dhe duke mos patur njohuri te mjaftueshme per energjine, karizmen dhe mbeshtetjen e ketij te fundit, i kane krijuar hapesira te mjaftueshme Berishes. Ne kete menyre, Sali Berisha ka mundesine historike qe pakkush ne kete bote e ka patur, mundesine per te shlyer nje pjese te madhe te fajeve dhe te demit qe ai vete, i ka shkaktuar demokracise. A do e beje Berisha kete, kjo mbetet per t’u pare. Por Berisha, sado paradoksale qe te duket kur kujton historine e ketyre 30 viteve, eshte e vetmja shprese qe Shqiperia dhe shqiptaret te kene paksa demokraci. Shpresen se kjo do ndodhe, ta shton edhe fakti se njerezit qe jane te tejmbushur ndaj Bashes, nese Berisha do i tradhetonte, do e hidhnin edhe Berishen ne koshin e plehrave.

    1. Gabimi më i madh i Berishës sipas mëndjes së sakatuar nga propogandat e qëllimëshme të Ramës, qenka se “Luli” ishte politikani më i pa aftë i PD.
      Që në zgjedhjen e Bashës si kryetar i PD pas dorheqjes së Berishës në humbjen e zgjedhjeve të 2013, , filluan sulmet e oaorincipta të një xhelozie të tërbuar ndaj atij nga Topalli e Patozi, dy ish nënkryetarët e PD që u detyruan edhe ata që të jepnin dorheqjen pas Berishës.
      Asnjëherë Basha nuk reagoi publikisht për këta të dy, bile publikisht i ftoi që të jenë pjesë e ufdhëheqjes së partisë.
      Të dy këta nuk ishin në gjendje që të vërtetonin me fakte se Basha nuk ishte njeriu i duhur për të drejtuar partinë, por ngulnin këmbë që të largohej ai që të bëheshin vetë kryetarë.
      Por nëse bëhet një analizë e ftohtë e vlerësimit të meritave për qeverisjen 8 vjeçare të Berishës nga 2005 në 2013, tre ishin suksest më të mëdha të asaj qeverisje.
      Pranimi i Shqipërisë në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit e lëvizja e lirë e shqiptarëve në zonën Shengen, e të tre këto arritje kanë lidhje me Bashën si ministër i jashtëm, i transportit dhe i ministrisë së mbrendëshme.
      Nëse PD humbi zgjedhjet megjithë këto suksese të dukëshme e të tjera, ky fakt tregon pa aftësinë e udhëheqjes së PD nga Patozi e Topalli e jo të ministrit Basha.
      Provuan që të dy këta ish nënkryetarë të PD që të krijonin partitë e tyre duke ju kundërvëne PD së udhëhequr nga Basha dhe e pamë se si dështuan me turp pasi nuk morën më shumë vota se Spartak Ngjela me partinë e tij.
      Ndonëse humbën , dëmin e madh ja bënë PD.
      Një pjesë jo e vogël e elektoratit të kësaj partie e çoroditur nga propogandat e sulmet e pa principta të tyret kundër Bashës, nuk dolën në votime.
      Nëse analizohet me objektivitet fakti se pse PD humbi dy zgjedhjet parlamentare të fundit, duhet ta pranojmë se pathuajse po aq sa masakra zgjedhore e qeverisë Rama, për këto humbje ndikuan shumë edhe qejfllitë e kryetarllëkut të pamerituar , si Patozi, Imami, Topalli më hershëm e mandej edhe të tjerë si ata që tani e shesin veten si “berishistë” të vendosur.
      E vetmja media opozitare e pakapur nga Rama, televizioni Syri, duke i dalë në mbështetje Berishës e Metës e herë duke mbështetur e herë duke sulmuar Bashën, pati edhe ajo një ndikim të ndjeshëm në humbjen e PD të udhëhequr nga Basha..
      Padyshim që një rol në këtë humbje, pati edhe qëndrimi i qeverisë amerikane që filloi të mbështesë Ramën ngaqë ai , si asnjë kryeministër tjetër në botë, pati dalë me deklarata denigruese për kundërshtarin e partisë demokrate amerikane, ish presidentin republikan Trump, paçka se pas fitores së tij në zgjedhet presidenciale, Rama i shkonte para e mbrapa që të merte prej tij ndonjë shtërngim dore.
      Rama duke pasur përballë Bashën, një politikan i ri me formim arsimor e mendësi perëndimore, e shfrytëzoi me mjeshtëri xhelozinë e ca figurave pa vlera të PD, për ta zhvlerësuar Bashën duke e quajtur si hije të Berishës apo si “gjumash” e të pa aftë, e duke i mëshuar propogandës idiote se Basha “është miku i tij” e ishte i gatshëm që të bashkëqeveriste me te.
      Nëse duam të analizojmë me objektivitet këtë situatë në PD, duhet të analizojmë shkaqet e mandej të meremi me pasojat.
      Më së pari sejcili demokrat duhet ti bënte pyetje vetes, përse Berisha dukshëm ka mbështetur Bashën si një pasues të tij pasi i besoi edhe ministritë me të cilat arriti sukseset më të mëdha në qeverisje ?
      Cili nga ministrat e PD u shqua në detyrën e tij si Basha ?
      Përse Rama e PS, personin e dytë pas Berishës që sulmonte me tërbim , kishte Bashën e jo të tjerët ?
      Pikërisht se e kuptonin që ai përfaqësonte figurën e një politikani perëndimor demokrat.
      Berishën e sulmonin se ka qenë “komunist” por për Bashën nuk gjenin dot asnjë fakt për ta quajtur komunist, por sajonin akuza idiote se “fle gjumë” apo nuk njeh “tabelën e shumëzimit”.
      Është tepër kontradiktor Berisha kur edhe na del me “reformën” për ta kthyer PD në një parti republikane konservatore, e nga ana tjetër del me teorinë e marjes së pushtetit me revolucion të dhunshëm.
      Revokucione të dhunëshme për marje pushteti nuk kemi parë asnjëherë në partitë e djathta por vetëm në partitë komuniste.
      Le të krahasojmë protestat e dhunëshme si ajo e 21 janarit ku burracaku Rama fshihej vetë nga fundi i turmës, e në ballë kishte vënë rreth treqind “petritat” e tij me të kaluar kriminale që gjakosën policinëe e deri shefin e Gardës, me demostratat e mirëorganizuara të Bashës ku ai gjithë kohën qëndronte në krye të tyre, e kur shihte që situata mund të eskalonte në dhunë, me qetësi i ndërpriste.
      A duhet që shqiptarët pas masakrave kriminale të diktatorit Hoxha, krimeve që bënë “vullnetarët e Enverit” në “revolucionin ” revanshist të 97-tës, të shkaktohen përsëri humbje jete ?
      Jemi ndër vendet me popullsinë më të vogël në Europë e për më keq edhe të përgjysmuar nga emigracioni.
      E kujt i hyjnë në punë “revolucionet bollshevike” për pushtet, kur këto do të shkaktojnë se sbën viktima të shumta ?
      Ju shërben vetëm disa karrieristëve për pushtet të cilët ruhen nga bodigardët e tyre, por ja popullit.

    2. Hhaaaa. Shqiptaret paskan shprese te komunisti Berisha. Keshtu eshte kur fle permbys. Berisha nje vrases i popullit te vet. Nje komunist dhe mik i familjes Hoxha dhe ju flisni per shprese. Ky njeri eshte njeri nga ata qe ja ka zhdukur shpresen ketij populli. Te pakten sot ky komunist duhej te ishte ne shtepi se burgun aty e ka.

  16. Për herë të parë, me zë dhe figurë, “Fiks Fare”, publikoi mbrëmjen e së martës (7 dhjetor 2021) dëshminë e mjekes, të ndarë nga jeta në vitin 2011, e cila tregon se njeriu kryesor për dëbimin e saj ka qenë ish-kolegu Sali Berisha, me të cilin në atë kohë kishte edhe një raport njerëzor. Ndërkohë, 9 kolegë dhe të njohur të saj, kanë treguar ndër vite për kamerën e emisionit investigativ të gjithë historinë, ku e përbashkëta e tyre ka qenë vetëm një emër; ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

  17. DUHET ARRESTUAR YMER GELBAZA KELLIREN,ZAGARI PO MASTUBON NE VENDE PUBLIKE,MANIAKU SEXUAL thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE. BLEDI MANES

  18. Emisioni Investigativ “Fiks Fare” hedh dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të viteve ’80, me protagonist kryesor Sali Berishën, në atë kohë sekretar partie, i cili me veprimet e tij ka arritur që të internojë një nga mjeket më të njohura të asaj kohe, znj. Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj mjek, Milto Kostaqi.Haloperidolin kujdes me perdorimin o shpellkari salihut

  19. Sali Berisha ka qenë sekretar Partie brutal, dhe duke nxitur internimin e çiftit të mjekëve që i kishin shërbyer Mehmet Shehut, në një fshat të Kavajës, shpresonte të ecte para në karrierën e tij si komunist.

    Sot kjo dëshmi është publike me zë dhe figurë dhe atë duhet ta shikojë çdo demokrat, çdo mbështetës qorr i Sali Berishës, dhe mbi të gjitha, secili qytetar shqiptar që mendon se duhet të jetë antikomunist, por shkon pas Sali Berishës.

  20. GREG KRISTAQ RAMA TALL TRAPIN ME ZAGARIN E MJERUAR SHQELMUAR DHE FRUSTRUAR SEXUAL YMER GELBAZA KELLIREN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH MUHAMET VELIUY BLEDI MANES FRROK CUPIT DHE EDI RAMES

  21. Pedagogu i gazetarisë e shkrimtari Mark Marku, ndonëse nuk shquhet për elokuencë e ndonjë oratori të veçantë. e dëgjova të thotë një të vërtetë sot në diskutimin e tij për përkujtimin e lëvizjes së studentëve.
    Partia demokratike, -tha ai, – ndonëse pati një meritë të madhe në përmbysjen e diktaturës komuniste, nuk e luftoikomunizmin në mbrendësi të ndërgjegjes së vet.
    Mbase është arsyeja e mungesës së elokuencës , që këtë përcaktim e përgjithësoi për të gjitjë PD.
    Në të vërtetë , nuk ishin të gjithë demokratët apo antarët e PD me atavizma të periudhës komuniste në formimin e tyre politik, por një pjesë e tyre e fatkeqësisht më i spikaturi ishte Berisha..
    Ndërkaq duhet të pranojmë se veç fillimeve kur edhe në metingje bënte thirrje që të respektohej presidenti Aliaj, më vonë në retorikë ai u bë politikani më luftarak për demaskimin e sistemit diktatorial enverist.
    Në retorikë po, por a ishte edhe në veprime lideri Berisha një lider me formim të plotë antikomunist e antidiktatorial ?
    Shenjën e parë të tendencës për të zgjeruar pushtetin e tij personal, e dha me kërkesën për referendum që presidenti (duke qene vetë në këtë post) të merte kompetenca më të mëdha sa i kishte.
    Duke lënë mënjanë humbjen e zgjedhjeve të 91-shit , humbje kjo që kërkon një analizë tjetër më të gjërë, humbja e parë më e madhe e Berishës, ishte fatmirësisht dështimi i referendumit.
    Shenja tjetër e dëshirës për pushtet më të madh , kësaj rradhe si kryeministër, ishte marëveshja me Ramën për të ndruar Kushtetutën për ta bërë postin e kryeministrit më fuqiplotë edhe me parlamentin
    Është sulmuar e çfarë nuk është thënë për Bashën për marëveshjen e tij një muaj para zgjedhjeve të 2017-ës.
    Por marëveshja e Berishës ishte e tëra për interesa personale pushteti si të Berishës aktualisht kryeministër, edhe Ramës që kishte bindjen që së shpejti do ta zëvëndësonte.
    Bash bërë çmos me Çadrën e famëshme, që ta detyrojë Ramën të japë dorheqjen, por të mos harojmë se ministri i jashtëm i qeverisë Merkel, Gabriel, kërcënoi se Gjermania nëse PD shqiptare do ti bojkptonte zgjedhjet, do ti quante ato zgjedhje moniste vetëm me PS si të regullta.
    Ishte ndërhyrja e znj.Nuland që detyroi Ramën por edhe Bashën që të bëhej një marëveshje që një muaj para zgjedhjeve, Rama të pranonte që disa ministri të drejtoheshin përkohësisht nga opozita deomkratike, për të kontrolluar mbarvajtjen e zgjedhjeve.
    Në fakt kjo (qeveri e përkohëshme) që me tendenciozitet është quajtur qeveri koalicioni i Bashës me Ramën, nuk funksionoi pasi Rama nuk bëri asnjë mbledhje të vetme me këtë qeveri mikse.
    Nga ana tjetër, manipulimi me votat nuk u bë në ditët para zgjedhjeve apo gjatë zgjedhjeve, por ishin bërë me kohë blerjet e votave me paratë e drogës qëi nxori në shesh publikimi i dosjeve të famëshm,e të Dibrës e Durrësit.

  22. Tani Margarita, Miltua dhe disa personazhe të frikësuar kanë ikur nga kjo botë, të tmerruar nga Sali Berisha. Aty ku janë nuk shikojnë më gjë.

    Sot shikojmë vetëm fytyrën e ndyrë të një përndjekësi të diktaturës, me pengun që ata njerëz nuk i çliruam dot nga frika prej Sali Berishës.

    Pra, historia e rëndë është se 20 vjet pas rënies së komunzimit, ata kishin ende frikë Sali Berishën si sekretar partie dhe si kryeministër.

  23. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES DHE KARIN NE BYTH EDI RAMES thotë:

    YMER IK SE PO PRET FRROK CUPI LAKURIQ

  24. Sali Berisha është një objekt i mundshëm i aplikimit të këtij ndëshkimi familjarisht, çka do të ishte një thellim i ndëshkimit zyrtar amerikan ndaj tij, në kulmin e një fushate anti-amerikane që ai po përpiqet të ngjallë përmes “Foltores” në shoqërinë shqiptare.

    Thelbi i ndëshkimit nuk është se Berisha po ngjall frymë anti-amerikane, por se po përdor metoda politike për t’i shpëtuar ndëshkimit të korrupsionit dhe përballjes me drejtësinë.

    Përdorimi i mjeteve politike për të shmangur ballafaqimin me drejtësinë dhe spekulimi me të drejtat politike për këtë çështje, është pikërisht ajo që kanë bërë shumica e kriminelëve politikë në gjithë botën,gelbaza flet duke ngrene mut salihu per dite

  25. Respekte, por gabohesh ne tezen qe hedh dhe keshtu qe konkluzionet qe nxjerr jane te pa vende, sepse Berisha vet, sot nuk perfaqeson me Berishen, perkrahesit e Berishes, nuk jane vetem pd-istat, elektorati (qe keni deshire t’a bojatisni “si palacot e cirkut” ngjyra-ngjyra) gri ose pjesa me e zhgenjyer, me e pakenaqur, me skeptikja dhe me e madhja e shqiptareve, tek “fenomeni Berisha” shikojne trimin ose budallain, qe prin perpara ne lufte kunder te keqes qe ka kaptuar totalisht kete vend, pra “fenomeni Berisha” eshte ulerima e rreth 90% te shqiptareve qe vetem presin dike qe t’u prije, dike kushdo qofte ky, s’ka fare rendesi se kush, qofte ky edhe Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu