• |
ide | kryesore

Asnjë plan B për Mancinin: “Klub në Premier? Mendoj vetëm si të fitoj Botërorin”

-Instant, Sport



Roberto Mancini i hedh poshtë prerazi zërat e merkatos që e japin të sigurtë në negociata me një klub anglez dhe rikonfirmon angazhimin e tij në pankinën e kombëtares së Italisë. “Një marrëveshje verbale me një klub të Premier League? Kjo nuk është e vërtetë. Objektivi im është të shkoj në Kupën e Botës dhe të jem në gjendje ta fitoj atë”, shpjegoi trajneri i të kaltërve, duke konfirmuar besimin e tij tek projekti i Italisë dhe mosekzistencën e një plani B, në rast të dështimit për t’u kualifikuar në Katar 2022.

“Megjithëse gjërat nuk shkuan shumë mirë në grup, ne duhet t’i pranojmë, të përveshim mëngët dhe të fillojmë përsëri”, vazhdoi Mancini në prezantimin e librit Photoansa 2021, që po zhvillohet në MAXXI në Romë, duke treguar rrugën që duhet ndjekur për t’u rikthyer te besimi në mjetet dhe potencialin që skuadra ka. “Ne kemi ende disa shanse – vazhdoi ai, duke komentuar shortin -. Sigurisht, nuk ishte një ndonjë short i bukur, por ne jemi kampionë të Evropës dhe mund të vazhdojmë të fitojmë ndeshjen e parë dhe më pas të luajmë finalen e playoff-it.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *