• |
ide | kryesore

Bullizuese dhe abuzuese, kështu e përshkruajnë ish-punonjësit Kamala Harris

-Instant, Paparazzi, Slider



Një ish-punonjëse, e cila ka punuar për Kamala Harris para se ajo të merrte zëvendëspresidencën, tha ajo tregohej shumë e keqe me stafin, shumë ndryshe nga imazhi që ka krijuar në botë. Ish-punonjësja tha se ndihmësit në zyrën e saj duhej të duronin “një sasi të vazhdueshme kritikash që u shkaktonin edhe stres të vazhdueshëm emocional”, sipas The Washington Post.

Kjo deklaratë vjen pas njoftimit të javës së kaluar se Symone Sanders, zëdhënësja kryesore e Harris, do të largohej së shpejti nga detyra e saj – së bashku me largimet e pritshme të Peter Velz, drejtori i operacioneve të shtypit dhe Vince Evans, zëvendësdrejtori i Zyrës së Angazhimit Publik dhe Çështjeve Ndërqeveritare. Këto lëvizje në zyrën e zëvendëspresidentit kanë shqetësuar disa demokratë për qëndrimin e saj në të ardhmen si një kandidate e mundshme presidenciale demokrate.

Disa ish-punonjës treguan për The Post disa shqetësime që ata patën ndërsa punonin për Harris vite më parë. Një nga çështjet kryesore që ngritën disa punonjës ishte refuzimi i Harris për të analizuar materialet informuese të paraqitura nga punonjësit, gjë që thuhet se nëse rezultonte që ajo të dukej e papërgatitur, përfundonte duke qortuar stafin, sipas The Post.

“Është e qartë se nuk po punoni me dikë që është e gatshme të bëjë përgatitjen dhe punën,” i tha gazetës një ish-punonjës. “Me Kamalën duhet të durosh një sasi konstante kritikash që shkaktojnë stres të madh dhe gjithashtu duhet të merresh me mungesën e vetëbesimit të saj. Kështu që vazhdimisht je duke mbështetur një bullizuese dhe nuk është vërtet e qartë pse.”

Ish-ndihmësi i Harris, Gil Duran u largua nga zyra e saj në vitin 2013 pas pesë muajsh në rolin e tij kur ajo ishte Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë. Në një rubrikë të kohëve të fundit, Duran, tani redaktor i faqes editoriale për The San Francisco Examiner, shkroi se ishte “e trishtueshme ta shikoje atë të përsëriste të njëjtat modele të vjetra shkatërruese”.

Megjithatë, aleatët e Harris e shohin kritikën si pasojë e profilit të saj novator si femra e parë, e para me ngjyrë dhe e para indiano-amerikane që mori zëvendëspresidencën.

Sean Clegg, një partner në konsulencën politike Bearstar Strategies, tha se Harris kishte një natyrë të vështirë, por nuk ishte abuzuese.



1 Comment

  1. Kjo eshte zv. presidentja me kare qe ka pare Amerika ndonjehre. Te maresh post vetem pse je me ngjyre dhe ta permjeresh ate post e ato funskione, kjo ndodh me Karmala Harrisin. Jo me mrapa ngelet dhe Joe kokpatatja:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *