• |
ide | kryesore

Paralajmërimi për Bashën/ Kuvendi i Berishës mbaron tek selia e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi nga mbështetësit e Berishës të ishin gjakftohtë, duke shtuar se i kishte marrë masat për çdo skenar të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Ndërkohë sot drejtoresha e komunikimit të “Foltores”, Floriana Garo ka thënë se Kuvendi do të nisë në Air Albania, por do të përfundojë në selinë e PD-së. Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Arnold Kariqi, Garo zbulon detajet e Kuvendit Kombëtar.

“Do mbahet në Air Albanai, do të nisë rreth në orën 10. Janë mbledhur rreth 5200 firma të delegatëve. Delegatët që kanë firmosur të jenë në një zonë krejtësisht të veçuar nga pjesa tjetër e simpatizantëve, anëtarëve dhe të gjithë atyre që duan të jenë prezent. Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së. Duam t’i sigurojmë sa më shumë transparencë medieve dhe anëtarëve. Të gjitha vendimet do të merren në Kuvend. Qëllimi ynë është të shkojmë në selinë e PD. Por vendimet do të merren në Kuvend. Ky Kuvend do shprehë vullnetin e demokratëve, vullnetin e anëtarësisë. Anëtarësia po merr në dorë fatin e partisë. Pas 11 dhjetorit nuk do ketë më dy grupime, por do ketë vetëm një Parti Demokratike, që shpreh vullnetin e demokratëve, që shpreh vullnetin a anëtarësie. Nuk do ketë më dy grupime të Partisë Demokratike,”– tha Floriana Garo.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet, megjithatë paralajmërimi që bën sot zëdhënësja e Berishës ka kohë që artikulohet nën zë, si një skenar që parashikon nxjerrjen nga zyra të Lulzim Bashës.



5 Comments

  1. O Lul, ik or klluf se mire veten po ne felliqe te gjitheve qe kishim menduar se je njerfare djali. Ik hap noj permanent or cun bashke me Griden se ju vec per tu dukur dhipa te bukur jeni.

    Opozita si nje ushtri qe shkon ne lufte do gjeneral me bole ju kalamo sume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *