• |
ide | kryesore

FOTOT/ Kush janë deputetët që Basha mori me vete në takimin me Escobar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga takimet e Lulzim Bashës me zyrtarët e lartë amerikanë, ai me Filip Riker, zv.ndihmës sekretar i shtetit është pa asnjë dyshim më i mistershmi dhe më i rëndësishmi njëkohësisht, për nga rrjedha që morën ngjarjet në Partinë Demokratike. Basha pretendon se në bisedën me Riker, ky i fundit i zbuloi disa informacione sekret për Sali Berishën, që ai nuk do t’i thoshte kurrë, por që më pas e detyruan ta përjashtojë atë nga grupi i PD, duke krijuar një çarje të paprecedent të partisë. Për atë bisedë Basha tha se kishte dëshmitar Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Ndërkohë në takimin me pasuesin e Riker në detyrë, pra me Gabriel Eskobar, Basha e ka zgjeruar grupin e deputetëve që morën pjesë në takim. Siç duket nga foto, në tryezë nga delegacioni i PD, deputetët që kanë marrë pjesë në takim janë Grida Duma, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe Alfred Rushaj.

Vetë Escobar në dalje të takimit nuk e përmendi rastin e Berishës non grata, ndërsa Basha i pyetur nga gazetarët u shpreh se “pa diskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit”.



10 Comments

    1. Te qifte America motren , gruan dhe mamin ty komentues pa emer ketu larte qe pergojone zonjen e nderuar Ambasadoren amerikane Yuri Kim

  1. Ne amerik fitoi nje afrikan dhe drejtoi stetin me te rndesishm ne bot se mori votat dhe ketu perse kan frik nga vota e lire duan sorrat apo jo Sala do e mare me vote PD

  2. Sa medioker dhe te painformuar amerikanet. Duhet tja u perserisesh gjerat shpesh atyre, te pakten sa here ndrohet adinistrata atje dhe ambasadoret ketu.I permendi Naton PD-së ne takim, nese ata jane pro etj si keto. A thua ti se ka qene Rama dhe jo Berisha Kryeminister dhe Basha Minister i jashtem ne ate kohe.

  3. SHBA është e përcaktuar qartë sot, se do të vazhdojë të punojë me Lulzim Bashën dhe PD. Sali Berishës do t’i duhet të presë deri në moshën 81- vjeçare, kur i mbaron mandati Lulzim Bashës, që të provojë ta zëvendësojë. Fakti që mban zonjën Garo në krah mund ta bëjë të ndjehet i ri, por në fakt të gjithëve na duket edhe më plak, edhe më qesharak.

  4. Po kush nga keto deputete ka qene nje nga themeluesit e PD qofte dhe Lulushi qe nuk ka dhene ndonje kontribut ne PD zhduku te gjithe themeluesit dhe emblemen e partise e nderroi e beri Republika e re ne disa pale zgjedhje te humbura prandaj te iki mos ta mbaj peng PD e te gjithe votuesit e djathte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *