• |
ide | kryesore

Përfundon takimi i Escobar me Bashën në selinë e PD-së

Arkiva



Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka zhvilluar sot një takim në selinë e PD në Tiranë me kreun e PD-së Lulzim Basha përreth një orë. Escobar shoqërohej nga ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Ka qenë nënkryetarja e PD Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi që e kanë pritur zyrtarin e lartë amerikan në selinë e PD.

Rreth orës 14:30, Escobar do të ketë një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *