• |
ide | kryesore

Përfundon takimi Rama-Escobar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar pas thuajse një ore takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar. Më herët Escobar u takua me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit i ngjiti shkallët e PD në 11:47 minuta për të diskutuar me lidershipin e PD për politikat e SHBA në luftën kundër korrupsionit dhe sanksionet ekonomike ndaj individëve të korruptuar.

Në përfundim të takimit që zgjati një orë në selinë e PD Escobar u shpreh se e presin Bashën sa më parë në Washington, duke i dhënë përmes kësaj ftese një mbështetje të madhe liderit demokrat në këtë “betejë” me ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur “Non Grata” nga DASH.

Zyrtari i lartë tha se opozita ka shprehur angazhim ndaj NATO-s, integrimit në BE dhe luftës ndaj korrupsionit, duke e lidhur këtë me vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD. Escobar shprehu kënaqësinë për vizitën e tij të parë në Tiranë si dhe për takimin me opozitën, ndërsa deklaroi se do të ketë edhe takime të tjera në vijim.

“Jam i kënaqur që jam në Tiranë, është vizita ime e parë dhe mora një pritje të ngrohtë. Isha i lumtur që pa ta mundësinë të takoj opozitën. Ata kanë shprehur angazimin e tyre ndaj natos dhe integrimit europian si dhe ndaj luftës kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e saj përfshirë dhe përpjekjet tona kundër korrupsionit dhe sanksionet. Për ta kthyer në realitet këtë do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare dhe pres me kënaqësi të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite. Pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD, pres ta takoj Bashën në Washington sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Escobar.

Në këtë takim, Escobar shoqërohej nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Kjo është vizita e parë e tij në Shqipëri. Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi disa ditë më parë se qëllimi i vizitës është për të thelluar miqësinë e ngushtë mes dy vendeve, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.



8 Comments

  1. Tani qe takuat ram?
    Na e bete zemren mal.
    Tani do hame bar lakra dhe gjethe fiku si ne kohen e kurvit.
    Kjo eshte de-monster-kracia e kurvit 2

  2. SHBA është e përcaktuar qartë sot, se do të vazhdojë të punojë me Lulzim Bashën dhe PD. Sali Berishës do t’i duhet të presë deri në moshën 81- vjeçare, kur i mbaron mandati Lulzim Bashës, që të provojë ta zëvendësojë. Fakti që mban zonjën Garo në krah mund ta bëjë të ndjehet i ri, por në fakt të gjithëve na duket edhe më plak, edhe më qesharak.

    1. Mandati I qeverise ilegjitime amerikane mbaron ne Nentor 2022. Republikaneve marrin senator dhe kongresin dhe zgjedhjet nuk do manipulated me. Trump po piñon dhe eshte e sukseshem ne zevendesimin e polenta e globalisteve ne swing states qe zgjedhjet mos vidhen dot. Edhe demokratet nuk e duan kete qeveri te deshtuar. Pra nuk ka asnje problem per Berishen te rezistoje. Nuk mendoj se Berisha ka energji te drejtoje vendin por ai nuk eshte simbol i korrupsionit ne Shqiperi. Aktualisht klika qe drejton sot Ameriken i ka kapur te korruptuarit e Shqiperise nga koq.t dhe I drejton sipas qejfit.

  3. Gjynah qe s’u takuan te Fish City i Kar-kalec Luces!!!

    Aty mund te regjistroheshin edhe te Shoqata e Karave Shqiptare!

    S’pati fat!

  4. aman ku u shpreh eskobari???

    doli u foli gazetareve pas takimit???

    mbajti konference shtypi ?

    dergoi njoftim shtypi ne media apo te ju lapsi??

    ciceroi ne twitter apo facebook??

    ku i gjeni keto sentenca aman?

    cili eshte burimi???

    apo me fake news te top mut veliut ?!

  5. Amerika përfaqësohet nga një amerikanolatin, një koreane e një indian, të gjithë emigrantë kontigjent i shoqatave të majta të Sorrosit, që i ka rekrutuar që kur kanë qenë këlyshë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *