• |
ide | kryesore

Tiranë, shpërthen zjarri te Universiteti “Epoka”, zbardhen dyshimet e para

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthim brenda Universitetit “Epoka” në rrugën e Rinasit ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte.  Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në kuzhinën e mencës së Universitetit. Policia sqaron se ka qenë një bombul gazi e cila pasi ka rrjedhur nga marrë flakë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *