• |
ide | kryesore

Berisha pas votimit në Kuvend: Basha kufomë politike, PD nuk është seli e pengjeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së numërimit të votave të delegatëve qe votuan në shumicë dërrmuese pro shkarkimit të Lulzim Bashës. Berisha tha se demokratët dhane sot nje shembull demokracie dhe askush nuk mund ta ndalë revolucionin paqësor. Sa i takon mbledhjes së kryesisë së PD, gjatë pasdites nga kreu i PD, Berisha foli ashpër ndaj Bashës ndërsa tha se sot tregoi se është vetëm një kufomë politike.

“Peng Basha nuk do të doja të flisja për të sot, ai është i rrethuar me batalionin e policisë së Ramës. C’mund të flasës për të sot. Tregoi se është një kufomë politike, asgjë më shumë. Selia është një dhe vetëm një, do shkojmë në momentin më të parë që do vendosim. Ajo nuk është seli e pengjeve, nuk është seli e rrethuar, me bandat e Ramës. Ramës i them hiq dorë nga cdo lloj përpjekje për t’i garantuar mbijetësë pengut tënd. Sepse hoqe apo s’hoqe dorë ky revolucion do kthehet te ti.”- tha Berisha ndërsa theksoi se do të shkojë në seli në momentin më të parë që do vendoset.



6 Comments

  1. Sipas grupit berishist brenda PD, kanë qenë 4934 delegatë të pranishëm në Kuvendin kombëtar në stadiumin “Air Albania” dhe nga ky total, thonë ata, 4491 kanë votuar në këtë Kuvend dhe 4446 prej tyre janë pro shkarkimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *