• |
ide | kryesore

Pak minuta nga Kuvendi/ Berishën e pret makina poshtë shtëpisë, në Air Albania dynden qindra delegatë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qetësi në rrugën Mustafa Metohiti. Në këtë rrugë, e njohur gjerësisht si “rrugica e Salës” pranë Piramidës në Tiranë, shihet makina e Sali Berishës poshtë hyrjes së pallatit ku ai banon. Lideri historik i PD-së ende nuk e ka lënë banesën.

As një kilometër metra më larg, në portat e Air Albania panorama është ndryshe. Qindra persona ndodhen aty, një pjesë delegatë, e një pjesë mbështetës të ish-kryeministrit.

11 dhjetori është ditë e shënuar për Partinë Demokratike. 31 vite nga Lëvizja Studentore që kulmoi me themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo datë partinë më të madhe në opozitë e gjen më ndarë se kurrë dhe që sot mund të vulosë përçarjen më të madhe në këto vite.

9 shtatori shënoi kthesën e madhe. Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi i PD-së pasi SHBA e shpalli “non grata” dhe “lufta” filloi. “Foltoret” i lanë vendin njëra tjetrës nga qyteti në qytet dhe sot lideri historik i PD-së në orën 10:00 ka thirrur Kuvendin me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës.

Selia blu nuk e njeh këtë Kuvend dhe firmat që ish-kryeministri thotë se janë mbi 4200 duke e cilësuar thjeshtë një miting. Për të kujtuar këtë ditë, që Sali Berisha shprehet se do të rithemelojë Partinë Demokratike në Kuvendin që nis nga ora 10:00 në “Air Albania”, Lulzim Basha nga krahu tjetër në orën 12:00 ka ftuar demokratët për të festuar 31 Dhjetorin e krijimit të forcës së parë opozitare. Kjo do të jetë ditëlindja e parë pa Sali Berishën, njërin nga njerëzit që e themeloi PD-në. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *