• |
ide | kryesore

Berisha: Kam pasur shumë oferta, por edhe kërcënime të lë “Foltoren”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka pasur oferta me qëllime të ndryshme pas shpalljes së tij “non grata”, por thotë se i ka refuzuar. Berisha është shprehur se ka pasur edhe kërcënime, por i ka hedhur poshtë me neveri.

Ish-kryetari i PD-se u shpreh se foltorja e ka penguar ne punët e tij, pasi ka pasur ndërmend të shkruajë vëllime dhe të bëjë beteja për të mbrojtur dinjitetin e tij.

“Po ta them unë këtu. Ka pasur oferta të shumëllojta ndaj meje, oferta për të hequr këtë nëpërmjet lobimit sepse s’ka asgjë në të, por jo kam refuzuar. Oferta për të hyrë vetë në heshtje dhe për të lehtësuar familjarët, por jo kam refuzuar.

Ka pasur kërcënime nga më të turpshmet, të dokumentuara. I kam hedhur poshtë me neveri. E dëgjon ti atë që thotë për fëmijët?! Ajo është një lloj. Kur flet ai, është gabimi më i madh që bën po ta dëgjosh.

Unë nuk kam asnjë lloj lëkundje, nuk ka lidhje me non gratën, përkundrazi kjo lëvizja me ka penguar në punën time, sepse unë i përkushtohem kësaj. Në atë kohë unë kam shkruar dhe do shkruaja vëllime dhe do bëja beteja për të mbrojtur dinjitetin tim”, – tha Berisha në Syri TV. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. ka një ngjarje që pakëkush është tronditur më shumë se sa Sali Berisha dhe ka të bëjë me ndalimin e Adriatik Llallës në Romë, si një nga personat “non grata”, që është dënuar dhe nga drejtësia shqiptare. Ai është një lajm i keq për “Foltoren dhe Sali Berisha kishte nevojë që ai lajm të pëjetohej sa më pak nga mbështetësit e tij, duke e zhurmuar me një akt bandistesk.

  2. Dr Berisha po ua shtin frikën në palcë pederastëve të rilindjes e patronazhistëve, ndërsa socialistët e vjetër janë të kënaqur me veprimet e Berishls. Arben Malaj e co, socialistët e vjetër janë gati të nisin një fushatë për të rikthyer PS e intelektualëve, njerëzve të ndershëm.

  3. Zorra e by..thes po i del Saliut kete muaj.
    Cohet plaku 77 vjec nga halli te shpetoje kalamajte nga Burgu.
    Kenaqem kur e shikoj keshtu……., nje njeri i vogel, i ndryshkur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *