Arrestohet në Romë të Italisë ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Më 8 tetor Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli në kërkim ndërkombëtar emrin e Adriatik Llallës.
Nga verifikimet e atëhershme rezultoi që Llalla të ishte larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë.
Ish-kryeprokurori është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie dhe emri i tij është renditur në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.